Detergjentët e dyshemeve të shtëpisë shihen nga nënat si një faktor rreziku në lidhje me fëmijën. Por çfarë ka dhe nuk ka të vërtetë në këtë frikë?
Pastrimi i dyshemeve kërkon përdorimin e një detergjenti të posaçëm, i cili në shumë raste mund të jetë agresiv, dhe për këtë arsye nënat duhet të kenë kujdes për të zgjedhur të duhurin.
Detergjentët dhe reaksionet alergjike
Frika më e madhe e nënave është shfaqja e një alergjie tek fëmija, kjo pasi ai është në kontak të vahzdueshëm me të, kryesisht gjatë viteve të para të jetës. Të gjitha nënat duhet të dinë se detergjentët përmbajnë disa substanca kimike të cilat mund të shkaktojnë reaksion tek fëmija nëse ai vendoset në kontakt të drejtpërdrejtë me të. Gjithashtu duhet të keni kujdes jo vetëm që fëmija të mos prekë një detergjent larës por edhe të mos e gëlltitë.
Produktet e sigurta
Duhet të dini se nëse zgjidhni një produket të një marke të njohur, rreziku është më i vogël, kjo pasi ata kanë standarte shumë të larta prodhimi, por që sigurisht duhen përdorur në varësi të udhëzimeve përsa i përket masave. Ju duhet të mbani larg fëmijët edhe në këtë rast.
Një zgjidhje natyrale
Nëse do të përdorni detergjentë natyralë rrezik do të eleminohet. Si mund ta përgatisni atë? Duke përzier ujë me uthull të bardhë ose uthull molle (1 gotë uthull në një kovë ujë). Kjo do t’ju ndihmojë të bëni një pastrim të mirë të shtëpisë suaj.
Lexoni dhe: Pse fëmija ka skuqje dhe flluska në lëkurë?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu