Punonjësit që “detyrohen” të qeshin në vendin e punës, kanë më shumë gjasa që të kthehen në pijanecë

0 0

Punonjësit që janë të detyruar të shërbejnë me buzëqeshje mund të kenë më shumë gjasa të kthehen në pijanecë, sipas një studimi.

Studimi është bërë me njërëz që bëjnë punë publike, duke u detyruar shpesh të qeshin apo të mos e shfaqin reagimin e vërtetë gjatë ditës.

Hulumtuesit besojnë se ata që duhet ‘të kontrollojnë’ emocionet e tyre në punë – si infermieret, operatorët e telefonave apo kamarierët, kur të mbarojnë punën në fund të ditës, kanë më shumë gjasa që të pijnë.

Hulumtimi u krye nga  Universiteti i Pennsylvania State dhe Universiteti i Buffalso.

“Shtypja e emocioneve me klientët lidhej me pijen për shkak të stresit të punës dhe ndjenjat negative. Sa më shumë që punonjësit të kontrollojnë emocionet negative në punë, aq më pak ata janë në gjendje të kontrollojnë konsumimin e alkoolit pas punës”, ka treguar mjeku përgjegjës i studimit.

Studimi u bë me 1,592 punëtorë në SHBA. Punonjësit u pyetën se sa shpesh ata i kishin maskuar apo shtypur emocionet dhe sa alkool konsumojnë mesatarisht pas punës.

Rezultatet treguan që ata që nuk duhet të shtypnin emocionet nuk pinin thuajse fare ndërsa ata që ishin të detyruar ta bënin, pinin shumë alkool.

Nëse jeni impulsivë mund të jetë më e vështirë të kontrolloni emocionet gjatë gjithë ditës dhe kur të ktheheni në shtëpi, nuk e keni atë vetëkontroll që të ndaloni konsumimin e pijeve.

Pra paratë që fitoni mund t’ju japin motivim për t’i fshehur emocionet, por duke e bërë këtë ju mund të dëmtoni veten.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X