Pse u ndjeva nën presion për t’i vendosur fjongo në kokë vajzës sime tullace

0 0

Vajza ime e vogël ishte duke pritur të hipte në një karusel në parkun e lojërave, kur një i huaj iu afrua dhe më bëri një pyetje që më la të shtangur.

“Oh vajza juaj është shumë e bukur, më tha, a është me kancer?” Dhe futi dorën në xhep sikur dëshironte të na dhuronte disa para.

Pashë vajzën time, pastaj u ktheva tek ai, e hutuar. “Oh, jo i thashë. Thjesht është tullace” dhe qesha. Qesha aq sa munda pasi nuk doja që ai djalë i shkretë të ndihej më shumë keq se ç’u ndie. Ai u tërhoq dhe u largua. Ndërsa vajza ime një vjeçare hipi nëpër lodra dhe më pas vazhduam të bënim blerje.

Por unë vazhdoja ta kisha mendjen tek ajo që më tha ai djali. Isha mësuar të dëgjoja shumë vërejtje më të vrazhda për mungesën e flokëve të vajzës sime. Por nuk e kisha dëgjuar më parë fjalën kancer dhe kjo më tronditi.

Janë të shumta foshnjat të cilat kalojnë nëpër një fazë ku janë tullace. Në fakt, kjo është një gjë e zakonshme dhe e shëndetshme si për foshnjat ashtu edhe për nënat e tyre, që humbasin një sasi të konsiderueshme të flokëve pas lindjes, për shkak të një kombinimi të gjenetikës dhe hormoneve postpartum.

Vajza ime erdhi në botë me shumë flokë të errët, ngjyrë kafe që i mbulonin kokën. Por brenda dy muajve flokët iu zhdukën plotësisht, përveç pak flokëve rreth fundit të kokës së saj.

Edhe unë gjithashtu kam humbur grushta me flokë në ato muajt e parë, aq shumë sa gjithmonë kishte një shtresë me flokë të errët në dyshemenë tonë të banjos. Parukierja ime më siguroi se kjo ishte e krejtësisht normale dhe më kujtoi se do të më dilnin përsëri flokë të rinj.

Një mikeshë më sugjeroi që me qumësht gjiri të masazhoja kokën e vajzës sime pasi kjo me siguri do të rriste flokët e saj.

Por duke qenë se unë nuk kisha qumësht të tepërt, hidratimi i lëkurës së fëmijës me qumësht gjiri nuk më dukej aq e domosdoshme.

Një e afërm më përmendte humbjen e flokëve të vajzës sa herë që e shikonim, dhe gjente shkaqe të shumëllojshme për rënien e tyre. Mund t’i kisha mbajtur një leksion rreth hormoneve por e lashë me aq.

Një parukiere më sugjeroi që t’i vendosja fëmijës kordon ose fjongo por sa herë që e bëja këtë vajza ime e hiqte.

Ajo që kuptova nga e gjithë kjo situatë ishte se kur je nëna e një fëmije që është tullace duhet patjetër që t’i vësh asaj një aksesor në kokë.

Unë mora shumë vërejtje për pamjen e fëmijës dhe asnjë kompliment për aftësitë e saj motorike.

Kur vjen fjala për të komentuar foshnjat, njerëzit përqendrohen në një mënyrë të çuditshme tek pamja e tyre. Unë e di se ai djali tek parku ishte duke u përpjekur që të bënte një vepër të mirë. Por a mund ta imagjinoni atë duke iu afruar një zotërie të rritur tullac dhe duke e pyetur nëse kishte ka kancer?

Është sikur gjithçka që ka lidhje me pamjen e një fëmijë është një e drejtë. Për shembull, foshnjat topolake marrin vëmendjen e të huajve se janë të adhurueshëm vetëm sepse janë të shëndoshë. Por ama nëse do të shihnit në dyqan një zonjë të rritur të shëndoshë nuk do të guxonit t’i thonit se ju pëlqejnë “kofshët e tyre të mbushura”. Ndoshta shumica e njerëzve mendojnë se për shkak se foshnjat nuk janë të vetëdijshëm për pamjen e tyre, ata mund të thonë çfarë të duan.

Por vajza ime është më shumë se flokët e saj. Ose mungesa e flokëve të saj. Fëmijët janë shumë më tepër se paraqitjet e tyre. Ata nuk duhet të absorbojnë këtë lloj gjykimesh dhe kritikash kur akoma nuk kanë mësuar të flasin.

Herën tjetër që do të tundoheni të bëni një koment për një fëmijë, mendoni nëse do ta bënit njëlloj edhe për një të rritur.

Ose më mirë akoma, mos bëni fare komente në lidhje me pamjen e fëmijës. Përmendni diçka që fëmija mund ta bëjë mirë. Përmendni diçka në lidhje me personalitetin e fëmijës. Bisedoni me fëmijën siç bisedoni me një të rritur. Ju siguroj – ata nuk janë më pak njerëzorë se ju. Edhe kur janë tullacë.

Lexo edhe: Pse bebeve u bien floket pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X