5 Arsyet pse duhet t’i krihni flokët e foshnjës tuaj rregullisht

0 0

Jo të gjithë të sapolindurit lindin “tullacë”, disa mund të kenë shumë flokë, por dendësia dhe ngjyra e flokëve të një fëmije mund të ndryshojnë para se të mbushë një vjeç. Ai madje mund të humbasë disa nga flokët e tij deri në kohën kur të mbushë  gjashtë muajsh dhe pastaj ato mund të rriten përsëri. Por nëse fëmija juaj ka flokë të dendur apo jo, krehja e flokëve të tij rregullisht mund të jetë e dobishme për të.

Pse duhet të krehni flokët e foshnjës suaj?

Ndërsa lëkura, koka dhe pjesët e tjera të trupit të fëmijës janë kaq delikate, prindërit mund të pyesin nëse mund të krehin flokët e foshnjës. Gjëja e fundit që dëshironi të bëni është lëndimi i fëmijës suaj, kështu që kjo pyetje pritet. Megjithatë, ju do ta keni shumë më të lehtë pasi të mësoni të gjitha dobitë që do të ketë fëmija juaj pasi t’i bëni një krehje të butë flokëve të tij.

Disa nga arsyet janë të renditura më poshtë:

1.Nxit rrjedhjen e shëndetshme të gjakut

Duke krehur flokët e fëmijës suaj me një furçë për fëmijë, e cila duhet të jetë e butë, mund të ndihmojë në rritjen e rrjedhjes së gjakut në lëkurë ne kokës duke e stimuluar atë. Si rezultat, ajo do të nxisë rritjen e shëndetshme të flokëve.

2.Ndihmon bebin për t’u relaksuar. Krehja ose larja e flokëve të foshnjës me butësi mund të japë një ndjenjë terapeutike për të vegjlit dhe t’i bëjnë ata të ndihen të qetë. Kjo mund të jetë e dobishme nëse doni ta bëni fëmijën që të flerë.

3.Stimulon Sistemin Nervor.

Kur krihni  flokët e foshnjës tuaj, ju masazhoni lëkurën e kokës. Fëmija juaj mund të ndjejë se po i jepni një masazh të lehtë, të cilat mund ta ndihmojnë atë të relaksohet. Masazhimi gjithashtu mund të stimulojë sistemin nervor të tij. Kjo do të promovojë më tej një sistem më të fortë nervor qendror dhe vogëlushi juaj do të ketë një tru më të shëndetshëm.

4.Pastron pjesën e sipërme të kokës.

Foshnjat e sapolindura, sidomos në muajt e parë, kanë tendencë të zhvillojnë lëkurë me luspa mbi kokën e tyre. Megjithëse kjo gjendje është e padëmshme dhe zakonisht shërohet vetë, duke krehur flokët e foshnjës tuaj rregullisht do të ndihmojë në pastrimin e lëkurës dhe madje do të zvogëlojë gjasat për të zhvilluar përsëri këto luspa.

5.Ndihmon që fëmija juaj të duket më i bukur.

Nuk ka asnjë efekt anësor nëse e bëni foshnjën tuaj të duket bukur, veçanërisht pasi ai zgjohet nga gjumi me flokë të çrregullt. Krehja e flokëve të foshnjës suaj do të ndihmojë në vendosjen e ndjenjës së bukurisë dhe do ta bëjë atë të duket i pastër.

Kur duhet të filloni të krehni flokët e foshnjës?

Ju mund të filloni këtë procedurë në çdo kohë. Nuk ka moshë të caktuar për të filluar krehjen e flokëve të tij, por gjithmonë mos harroni të përdorni furçën e duhur që fëmija të mos shpohet apo të mos i irritohet lëkura.

Këshilla të thjeshta për të krehur flokët e foshnjës

Fëmija juaj ka një lëkurë delikate dhe kjo është arsyeja pse ju duhet t’i krihni flokët e tij me kujdes. Nëse jeni të shqetësuara për krehjen e flokëve të foshnjës, mund t’ju shërbejnë këto këshilla që shpjegojnë se si të krihni flokët e një bebi.

  • Krehrat e butë të kokës janë një domosdoshmëri absolute. Mos përdorni krehra për të rritur, pasi ata mund të irritojnë dhe mund të dëmtojnë fëmijën tuaj.
  • Sigurohuni që krëhri ka dhëmbë të gjerë. Kjo është e dobishme kur keni nevojë të krihni flokët. Kjo ju lejon të bëni atë pa dëmtuar fëmijën.
  • Nëse shihni se flokët e foshnjës tuaj janë të ngatërruar, ndonjëherë mund të përdorni serum për flokët e foshnjës.
  • Filloni krehjet nga maja e flokut. Kini kujdes të mos ia tërhiqni dhe të mos ushtroni forcë mbi to.
  • Nëse keni një vajzë të vogël, përdorni vetëm lidhëse të buta elastike për t’i lidhur flokët. Dhe mos harroni t’ia lidhni mjaft të lirshme. Një shtrëngim i flokëve kur ja kapni bisht mund të shkaktojnë shumë shqetësime tek foshnja.
  • I krihni flokët foshnjës kur t’i ketë të thata. Flokët e lagur priren të bien kur i krihni.

Flokët dhe koka e foshnjës tuaj janë shumë delikate gjatë vitit të parë të jetës. Krehja e flokëve mund ta ndihmojë atë për shumë arsye, por mbani mend se ky proces duhet bërë me kujdes! Krihini flokët e foshnjës tuaj dy herë në ditë.

Lexo edhe: Prdoukte natyrale per higjenen e bebes

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X