Bebet qajnë dhe kjo është për ta mënyra e vetme e komunikimit me personat që i rrethojnë. Për prindërit të qarat e fëmijës janë shpesh motiv ankthi dhe frustrimi për të gjetur arsyen përse fëmija i tyre qan.
Por cilat janë disa nga arsyet që duhet të ketë parasysh çdo prind?
1. Fëmija ka dhimbje stomaku
Fëmija mund të ndiejë dhimbje në stomak pasi mund të ketë pirë qumësht apo ngrënë ushqim shumë shpejt. Një gjë e tillë ndodh më shumë tek fëmijët që ushqehen me biberon.
2. Fëmija ka dhimbje barku
Kolikat janë një prej shqetësimeve më të shpeshta dhe më të mëdha që shfaqet tek fëmijët e vegjël. Këto dhimbje janë më të forta nga java e 2-12 e jetës.
3. Bebelina e lagur
Fëmija mund të qajë jo vetëm për një bebelinë të ndotur nga feçet, por edhe për një bebelinë të lagur të cilën nuk e duron dot, për një pozicion të parehatshëm në të cilin ndodhet apo edhe për një batanije tepër të shtërnguar.
4. Temperatura të papërshtatshme
Këtu mund të bëhet fjalë qoftë për temperature të larta apo edhe të ulëta, për këtë arsye përpiquni të mbani gjithmonë temperaturën e dhomës konstante.
5. Zhurma e madhe
Fëmija mund të bezdiset nëse në shtëpi apo në një ambient të caktuar ku ai ndodhet ka zhurmë të madhe si edhe drita të forta. Pra në përgjithësi mund të jetë i gjithë aktiviteti që është duke u zhvilluar përreth tij që do të stimulojë të qarat e fëmijës.
6. Ka nevojë për nënën
Fëmija mund të qajë jo vetëm kur ka një shqetësim të caktuar por edhe kur ka nevojë të ketë pranë tij nënën, të ndiejë aromën e saj. Ajo nuk duhet të jetë pranë fëmijës vetëm për ta ushqyer dhe ndërruar, por edhe për ta përkëdhelur atë.
7. Ka uri
Fëmija i porsalindur duhet të ushqehet çdo 2-3 orë edhe natën dhe nëse ai nuk zgjohet duhet ta bëni ju këtë në mënyrë që të stimulohet edhe gjiri në mënyrën e duhur. Duhet të dini se fëmija në rast urie paraqet një sërë shenjash të tjera, dhe sinjali i fundit është e qara. Përpiquni të kuptoni sinjalet e fëmijës tuaj pa arritur deri tek e qara, pasi në të kundërt ai do të irritohet së tepërmi dhe do ta keni më të vështirë ta bëni të pijë gjirin apo biberonin.
8. Ka nevojë për gjumë
Edhe në këtë rast duhet të përpiqeni të kuptoni sinjalet që fëmija ju jep më parë në lidhje me nevojën për gjumë, kjo pasi një fëmijë i mbilodhur do ta ketë më të vështirë të flejë gjumë.
9. Është duke i dalë një dhëmb
Fëmijët shpesh kanë luhatje humori në momentin e daljes së dhëmbëve, dhe nëse e vini re se fëmija juaj qan si pasojë e një gjendje të tillë duhet të përpiqeni të lehtësoni këto dhimbje në mënyrë që ai të ndihet më i qetë. Ju mund të vërtetoni daljen e tyre edhe duke e prekur me gisht xhinxhivën ose duke e parë nëse vendi është bërë gati.
10. Gromësitja
Cdo fëmijë, qoftë ai që pi gji edhe ai që pi qumësht në biberon duhet të nxjerrë ajrin që ka çuar në bark gjatë thithjes, për këtë arsye këshillohet që fëmija të mbahet në pozicion vertikal për pak minuta derisa të gromësijë. Në rast se fëmija vuan nga refluksi. Nëna duhet ta mbajë atë në pozicion vertikal për të paktën 20-25 minuta edhe pse tashmë ka gromësitur.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
Emra mysliman per bebe
Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...
Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...
Rritje e numrit të lindjeve...
Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu