Pse duhet të qëndrojnë me bark fëmijët gjatë ditës?

0 0

Netët e gjata dhe pa gjumë janë ndoshta një nga sfidat më të mëdha të vitit të parë të foshnjës dhe nganjëherë nuk arrini ta kuptoni përse foshnja zgjohet në mes të natës. Edhe pasi e keni ushqyer apo ndërruar, fëmija sërish nuk fle. Sipas një studimi rezulton se aktiviteti i fëmijës gjatë ditës ndikon në gjumin e tij natën. Pra, sa më pak aktiv të jetë fëmija ditën, aq më pak do të flejë natën. Kjo do të thotë se gjatë ditës duhet të përpiqeni ta aktivizoni fëmijën dhe një nga mënyrat më të mira rezulton të jetë qëndrimi me bark.

Pse duhet të qëndrojnë me bark fëmijët gjatë ditës?

Studiuesit thonë se nuk kanë dëshmi se qëndrimi me bark ndikon drjetpërdrejt në gjumin e rehatshëm të fëmijës, por rrit aktivitetin fizik dhe nxit shtimin e shëndetshëm në peshë. Prandaj për të gjithë prindërit që hasin vështirësi me gjumin e fëmijës gjatë natës, këshillohet t’i stimulojnë më shumë fëmijët të qëndrojnë me bark gjatë ditës, në mënyrë që të kryejnë më shumë aktivitet fizik e në këtë mënyrë të zhvillojnë aftësitë motorike.

Autorët thonë se për të përmirësuar gjumin e fëmijës, krijoni një rutinë të përditshme, nxitni aktivitetin fizik gjatë orëve që fëmija është zgjuar, si dhe bashkëveproni sa më shumë me të duke e mbikqyrur.

Si të inkurajoj qëndrimin me bark të fëmijës?

Sidoqoftë, qëndrimi në këtë mënyrë mund të jetë sfidues për prindërit, sepse fëmijët jo gjithmonë do ta pëlqejnë dhe mund të kundërshtojnë. Ju mund t’i inkurajoni ata duke i lënë fillimisht pak minuta në ditë, duke nxitur konktin me sy, duke ju folur, duke kënduar, duke përfshirë gjithë familjen që të shpërqëndrohen, duke vendosur lodra rreth tyre që të përpiqen t’i kapin. Gjatë kohës që bëni aktivitete të tjera me fëmijën, si për shembull fshirjen me peshqir pas larjes mund të nxisni sërish pozicionin e qëndrimit me bark.

Lexo edhe: Çfare eshte migrena e barkut, dhe si ta kuptoni nese femija vuan?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X