Të shikosh zvarritjet e para të bebes është diçka tepër emocionuese dhe pse ato nuk mund të jenë perfekte. Ndonjëherë këto zvarritje nuk bëhen duke shkuar para por mbrapa, dhe kjo është dicka tepër normale. Me kalimin e kohës, kur fëmija të ketë mësuar të mbajë një koordinim më të mirë mes duarve dhe këmbëve do ta bëjë këtë në mënyrën e duhur, ndërkohë kjo nuk duhet të konsiderohet si një çrregullim.
Mos u shqetësoni, ja cilat janë arsyet!
Zvarritja është një pjesë e zhvillimit motorik të fëmijës, e cila i referohet lëvizjeve të muskujve. Kjo aftësi është e ngjashme me atë të uljes, ecjes dhe vrapimit. Edhe pse duket si një proces i thjeshtë, për ta arritur duhet të ndërveprojnë nervat, muskujt dhe kockat. Bebet zakonisht fillojnë të zvarriten midis muajit të 6-të dhe 9-të, dhe në këtë moment fëmija do të zgjedhë të zvarritet në mënyrën që atij i duket më e lehtë, pra nuk përjashtohet mundësia që ai të zvarritet mbrapa.
Kjo ndodh sepse:
Fëmija mund të ndiejë me tepër forcë tek krahët krahasuar me këmbët;
Pjesa e sipërme e trupit ka një zhvillim më të madh krahasuar me atë të poshtëm;
Fëmijët që ushtrojnë më tepër forcë tek krahët kanë tendencën të spostohen mbrapa.
Duhet të dini se jo të gjithë fëmijët zvarriten, pra nëse fëmija juaj nuk e bën nuk duhet të shqetësoheni.
Lexoni edhe: 12 zhvillimet me te rendesishme te femijes ne vitin e pare te jetes

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu