Masazhet janë shumë të rëndësishëm për bebet e vogla. Ato janë një prej elementëve më të rëndësishëm që favorizojnë një zhvillim të mirë të fëmijës, duke bërë që prekja që prindi i jep gjatë një masazhi t’i transmetojë shumë dashuri atij.
Masazhi rrit aftësinë e përqëndrimit
Është vërtetuar se masazhet neonatal përmirësojnë sjelljen njohëse të fëmijës si edhe rrisin përqëndrimin e tyre. Lidhja e parë emocionale e fëmijës krijohet pikërisht nëpërmjet kontaktit fizik dhe për këtë arsye ky kontakt i dhënë nëpërmjet masazhit është një prej elementëve më të rëndësishëm të zhvillimit emocional dhe intelektual gjatë viteve të mëvonshme. Masazhi përfaqëson një moment tepër special për fëmijën, duke bërë që ai të përforcojë lidhjen e tij me prindin.
Masazhi përmirëson cilësinë e gjumit dhe karakterin
Nëse ju do të krijoni një rutinë masazhi para gjumit, do të vini re se fëmija juaj do të flejë më i qetë dhe gjumi do të zgjasë më shumë. Gjithashtu duhet të dini se kjo prekje e butë e bën fëmijën të ketë karakter më pak agresiv dhe më shumë të dashur ndaj personave të tjerë.
Masazhi ndihmon në rritjen e fëmijës
Masazhi neonatal ndikon pozitivisht edhe në aspektin e rritjes fizike, ka benefite në sistemin nervor, skeletor, muskular dhe atë të qarkullimit të gjakut. Ai gjithashtu ndihmon në lehetësimine dhimbjeve të kolikave të barkut dhe problemeve gastike, ndikon pozitivisht në zhvillimin gjuhësor, qetëson dhimbjet relative të ndjera gjatë rritjes si edhe ndikon pozivitisht në uljen e nivelit të hormoneve të stresit.
Janë të mrekullueshme edhe për fëmijët prematurë
Masazhet kanë benefite edhe për fëmijët prematurë, duke bërë që marrëdhënia e tyre me prindërit të jetë më e fortë, duke qënë se shkëputja e tyre nga prindërit gjatë qëndrimit në spital, nuk është diçka e lehtë. Prekja gjatë masazhit do të ndihmojë në zhvillimin e një marrëdhënie të mirë mes tyre.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu