Pergatitja e femijes per te shkuar ne cerdhe

0 0

Ka shumë mënyra për ta përgatitur fëmijën tuaj mbi botën e çerdhes:

  • Vizitoni çerdhen së bashku me fëmijën tuaj, për t’i dhënë mundësinë të shohë klasat;
  • Vëzhgoni herë pas here, gjatë kohës së pushimit, mënyrën sesi fëmija ndërvepron me bashkëmoshatarët dhe edukatoren, kur është në çerdhe;
  • Shpjegojini se çfarë ndodh gjatë ditës;
  • Lexoni së bashku libra mbi fillimin e çerdhes;
  • Flisni mbi ndonjë kushëri që ka pak kohë që ka filluar çerdhen dhe tregojini fëmijës se sa mirë ja kalon ai atje;
  • Flisni mbi faktin se interesat e fëmijës dhe gjërat që i pëlqejnë mund t’i shijojë në çerdhe, për shembull “atje do të ketë top për të luajtur dhe ty do të të pëlqejë” ose “atje do të ketë një kohë kur do të lexohen shumë histori” ;
  • Flisni mbi aktivitetet e këndshme që do të bëjë në çerdhe dhe që tashmë i bën edhe në shtëpi, për shembull, vizatimin, prerjen e ngjitjen e figurave apo leximin e historive.

Përpara ditës së parë, ju mund të shikoni në çerdhe dhe çështje të tilla si:

  • Cila është rutina e përditshme?
  • Sa kohë do të qëndrojë atje fëmija juaj?
  • A kërkohet që fëmija të dijë ta përdorë vetë tualetin?
  • A ka zakone të tjera që ju mund të filloni t’i krijoni më përpara, si për shembull pushimi pas dreke?

Kini parasysh se të gjitha këto aktivitete duhet të jenë argëtuese, është e rëndësishme që të mos ushtroni presion mbi fëmijën. Nëse vini re shenja ankthi tek ai, ndërsa jeni duke folur për çerdhen, ndaloni dhe jepini kohë të qetësohet.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X