Koha kalon shpejt dhe fëmijët kanë nevojë të kalojnë një periudhë të lumtur ndërsa janë duke u rritur. Si ta bëjmë fëmijërinë sa më të lumtur?
- Shëtisni sa më shumë me fëmijën tuaj. Këtë mund bëni edhe me një miken tuaj, por me siguri që të dy do ta shijoni më shumë te dy.
- Mbani një ditar. Shënoni në ditar të gjitha veprimet si edhe detajet e rritjes së fëmijës.
- Shkruani të gjitha frazat që thotë. Disa vite më vonë do të jetë një moment shumë i bukur ai i leximit të tyre.
- Flisni sa më shumë me fëmijët. Dëgjoni të gjitha ato që ka bërë fëmija në kopësht dhe gjatë ditës.
- Flini me ta. Gjatë ditës mund të shtriheni dhe të flini për pak kohë bashkë në shtratin tuaj të përqafuar.
- Thyeni disa rregulla. Nëse dita ka diell mund të thyeni rregullat duke zhvendosur orarin e gjumit për të ngrënë një vakt jashtë apo për të shëtitur.
- E merrni në krah. Edhe pse tashmë mund të jetë “i madh” do të jenë moment kënaqësie ai i përqafimit duke e mbajtur në krah.
- I organizoni një festë të bukur ditëlindje. Një festë ku fëmija do të kënaqet me bashkëmoshatarët dhe do ta mbajë mend gjatë.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu