Pastrimi i lekures se foshnjes pas lindjes

0 0

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ka ndryshime me rëndësi midis lëkurës së foshnjës së porsalindur dhe asaj të një fëmije të rritur. Lëkura e një bebe është mjaft më delikate dhe më e prirur ndaj reaksioneve alergjike, irrituese.

Pas lindjes…

Lëkura e një foshnje të porsalindur kalon disa ndryshime gjatë muajit të parë të jetës sepse ajo përshtatet nga ambienti uterin në një ambient ekstrauterin. Gjatë kësaj periudhe epiderma dhe derma (shtresat e lëkurës)  zhvillohen më tej dhe ka një ndryshim të ndjeshëm në pH e sipërfaqes së lëkurës së foshnjës. Shumë prej problemeve me lëkurën e të porsalindurit si: ekzema, skuqja nga pelenat mund të zhvillohen në muajin e parë.

Pastrimi dhe hidratimi i lëkurës së foshnjës

Tendenca e prindërve është të lajnë fëmijën çdo ditë, por sipas Ministrisë së Shendetësisë dhe ekspertëve infantilë, një foshnjë nuk duhet larë përditë, edhe pse parapëlqehet të lahet foshnja në darkë me synimin që të relaksohet dhe qetësohet për natën.

Pas lindjes mjaft prindër presin dhe kërkojnë që foshnjat e tyre të lahen që të hiqet vernix caseosa, gjaku, mekoniumi dhe mbetjet qelizore. Pjesa më e madhe e tyre mund të pastrohen me një peshqir, të butë të pastër menjëherë pas lindjes. Sasia e vernix caseosa  (shtresa e bardhë qe mbulon lëkurën e bebes), tek foshnjat e lindura në term të plotë ndryshon nga foshnjat premature të cilat kanë tendencë të kenë shumë pak dhe kjo më shumë vërehet në palat e lëkurës. Rekomandohet që vernix caseosa të mos hiqet menjëherë pas lindjes.

Si ta lajmë beben?

Larja e foshnjës vetëm me ujë për dy javët e para pas lindjes dhe mospërdorimi i kremrave, locioneve për lëkurën e thatë pakëson rrezikun e irritimeve. Megjithatë përdorimi i një pastruesi me pH neutral dhe një zbutësi e hidratuesi, i cili është i përshtatshëm për këto mosha mund të mos krijojë probleme.

Sygjerohet që nëse banja kufizohet në dy ose tre herë në  javë, rreziku për irritimin e lëkurës, thithjen e kimikateve në sipërfaqen e lëkurës, ndryshimet e pH të sipërfaqes së lëkurës janë më të pakta. Bebet më ngjyrë kanë tendencë të kenë lëkurë më të thatë dhe kanë rrezik më të lartë për probleme të lëkurës si ekzema.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X