Pasojat e abortit

0 0

Aborti është një përvojë e hidhur dhe e dhimbshme dhe sigurisht që lë pasoja tek nëna, si fizike ashtu edhe emocionale.

Pasojat e abortit

Ndiheni e lodhur dhe flini me vështirësi

Është normale, pasi lodhja dhe mundimi fizik është i barasvlershëm me atë të një lindjeje, por në këtë rast pa fund të lumtur.

Temperaturë e lartë dhe dhimbje në legen

Temperatura më e lartë se 38 gradë celsius mund të sinjalizojë për një infeksion dhe se ka ende probleme. Trupi nuk është shëruar siç duhet.

Gjakderdhje që zgjat dy javë

Dy javë pas abortit është një kohë normale që të keni gjakderdhje. Nëse zgjat më shumë kjo mund të jetë e rrezikshme, duhet të shkoni te mjeku patjetër.

Aborti shkakton luhatje të shpeshta humori

Në një moment mund të ndiheni mirë dhe krejt papritur t’ju kujtohet ajo që ndodhi e të ndiheni keq. Në fazën e parë pas abortit kjo është diçka normale. Nuk është e lehtë ajo që keni kaluar.

Rrjedhje të qumështit

Trupi juaj ishte përgatitur për të sjellë në jetë një fëmijë, pavarësisht se gjërat nuk shkuan siç dëshironit. Për këtë aryse gjinjtë do të prodhojnë qumësht.

Ndryshim të nivelit të energjisë

Disa gra pas abortit mund të jenë shumë energjike, ndësa me disa të tjera mund të ndodhë tërësisht e kundërta.

Çrregullim i ciklit menstrual

Pas një aborti, cikli menstrual kërkon kohë që të rikthehet në normalitet siç ishte më parë.

Sekrecione me erë të keqe dhe ngjyrë të çuditshme

Kjo nuk është e zakonshme, por ndonjëherë mund të ndodhë.

Gjakderdhje e tejzgjatur me ngjyrë të kuqe shumë të fortë

Nëse gjakderdhja zgjat më shumë se dy javë pas abortit, duhet të shkoni patjetër te mjeku, sepse kjo mund të jetë shenjë e një problemi që nuk duhet anashkaluar.

Shok

Kjo është një pasojë shumë normale pas një humbjeje të tillë. Shoku mund të marrë forma të ndryshme në gra të ndryshme. Disa mund të qajnë, të tjera mund të ndihen të zemëruara gjatë gjithë kohës.

Ndjenja faji

Shumë nëna mund të ndihen të paafta për ta mbajtur fëmijën të sigurt e për ta sjellë në jetë, por asnjëherë aborti spontan nuk është në dorën e tyre, pasi varet nga fakorë natyrorë e biologjikë. Për këtë arsye duhet të bëjnë paqe.

Trishtim dhe depresion

Edhe këto janë ndjenja normale pas një aborti. Gjithë lumturia e pritjes së fëmijës zhduket papritur për t’i lënë vendin trishtimit.

Simptoma fizike që lidhen me ndryshimet hormonale

Trupi ka pësuar një tronditje hormonale. Është mirë që këtë periudhë të monitoroheni nga mjeku.

Vështirësi të gjendeni në ambiente me nëna me fëmijë ose gra shtatzanë

Kjo ndjenjë është e zakonshme pas një humbjeje, por do të zhduket me kalimin e kohës.

Lexo edhe: Simptomat dhe shkaqet e abortit spontan






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X