Parazitet e zorreve

0 0

 Jane krimba shume te vegjel, qe duken si fije te bardha, shume te holla. Femijet mund t’i marrin kur jane duke luajtur me dhè ( kur me pas fusin duart ne goje ), ose me ane te ushqimeve te infektuara. Pasi futen ne trup, keta “mysafire” te padeshiruar vendosen ne pjesen me te poshtme te zorres se trashe dhe gjate nates dalin perreth vrimes se jashteqitjes per te vendosur vezet e tyre, duke shkaktuar kruarje. Si dallohet? Kruarja tregon se femija ka oksiure. Dallohet veçanërisht gjate nates dhe rreth vrimes se jashteqitjes. Tek vajzat, infeksioni mund te perhapet me ane te kruarjes edhe ne zonen vaginale. Eshte e vështire qe krimbat te dallohen me sy, duke pare jashteqitjet, vetem analizat me mikroskop mund ta dallojne me siguri pranine e tyre.

Cfare duhet te bejme?

– Gjeja e pare qe duhet te beni eshte te ndaloni femijen te kruhet. Ne fakt, duke u kruar mblidhen poshte thonjve vezet e parazitit dhe keshtu infeksioni mund te kaloje dhe tek te tjeret.
– Mbajani thonjte te mbuluar mire dhe gjate nates vishini nen pizhame mbathje te ngjitura pas trupit, si per shembull ato te plazhit. Nese kjo nuk mjafton, i vendosni femijes doreza pambuku.
– Gjate krizave se kruarjes dhe sa here qe femija shkon ne banje, laheni me shume kujdes me uje dhe sapun dhe vendosini nje krem me glicerine, i cili duke ndaluar levizjen e krimbave, do te qetesoje pak kruarjet.
– Nderrojini çdo dite te mbathurat, pizhamet dhe nderresat e shtratit. Mos lejoni qe femija te flere ne krevatin tuaj apo te ndaje krevatin e tij me femije te tjere.

Si kurohet?

Pediatri do te pershkruaje jo vetem per femijen, por edhe per te gjithe familjen, nje ilaç per krimbat. Zakonisht kurohet brenda nje jave.

Krimbat e rrumbullaket ( askaridet )

Ky tip krimbi eshte nje parazit ne forme tubi, afersisht 15-40 cm i gjate. Ai futet ne trupin e njeriut ne formen e vezeve, permes ushqimit te prishur. Sapo futen ne trup, vezet kapen tek zorret dhe kthehen ne krimba qe bejne veze te reja.

Simptomat

Krimbat e rrumbullaket qendrojne ne zorret e holla dhe shfaqin shume pak shenja. Ndonjehere ato mund te shihen ne jashteqitjen e femijes. Ky lloj krimbi mund te pengojne rritjen dhe zhvillimin e duhur te femijes.

Trajtimi

Askaridet trajtohen me medikamente qe sherbejne per zhdukjen e krimbave. Po ashtu perdoren edhe mjekime qe bejne qe krimbat te kalojne shpejt ne jashteqitjen e femijes. Ruajtja e nje higjene te mire te femijes eshte shume e rendesishme per zhdukjen e tyre.

Lexoni edhe: Krimbat e zorrëve te femijet, si t’i trajtojmë?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X