Parazitet e barkut, burimet e infektimit

0 0

Parazitët e barkut janë një prej shqetësimeve më të përhapura tek fëmijët. Por çfarë e shkakton infektimin?

Okskuriet: Burimi i vetëm i infektimit dhe rritjes është organizmi i njeriut.  Në momentin që femra është mbartëse e vezëve, ato dalin jashtë trupit të njeriut nëpërmjet feçeve, dhe një pjesë e vezëve  mbeten në anus. Në momentin që personi, në këtë rast fëmija prek anusin, vezët futen në thonj dhe për pasojë në gojë në momentin që fëmija prek gojën. Gjithashtu vezët përhapen edhe nëpërmjet çarçafëve, ushqimit, dyshemesë, objekteve të tjera etj, duke përmendur këtu edhe ajrin. Në rast se shfaqet një formë e tillë parazitare duhet të marrë mjekim e gjithë familja.

Askaridet: Infektimi nga ky parazit rrumbullak ndodh kryesisht për shkak të një higjene jo të mirë të ushqimeve dhe ujit, kjo pasi vezët ngjiten tek  perimet apo në terren, vende në të cilat ata janë në gjendje të mbijetojnë për rreth 5 vjet. Vezët futen në organizmin e fëmijës nëpërmjet perimeve të palara, për t’u kthyer më pas në larva dhe pas 3 muajsh riprodhojnë vezë.

Askaridet e marra nëpërmjet kafshëve: Vendet ku shkojnë shpesh macet apo qentë (për shembull parku i lojërave) janë vendet më të rrezikshme për përhapjen e infeksionit. Në momentin që futen në organizmin e fëmijës nëpërmjet futjes së duarve në gojë, ato shkojnë drejt organeve (mëlcia, mushkëritë, sytë, lëkura) nëpërmjet qarkullimit të gjakut.

Teniet: Burim infektimi në këtë rast është mishi i vicit që nuk është ruajtur në temperaturën e duhur.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X