Pak ditë pas lindjes, Eliona Pitarka ka dy fjalë zemre për maminë që asistoi

0 0

Pak ditë më parë, aktorja  e humorit Eliona Pitarka është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë vajzën e saj, të cilës i ka vënë emrin Gala.

Në fakt, që para se vogëlushja të vinte në jetë, Eliona ka ndarë me ndjekësit emrin përkëdhelës me të cilin e thërriste të bijën që në bark “pupushja”.

Ditën e sotme, ajo është ndalur për të falënderuar një person shumë të rëndësishëm në sallën e lindjes, maminë, e cila ka asistuar në momentin e ardhjes në jetë të vogëlushes së aktores. Me fjalë zemre e falënderuese, Eliona ka shprehur gjithë mirënjohjen që ndjen për këtë zonjë të nderuar.

“Gruaja që nuk do e harroj gjithë jetën time! Kjo është mamia që priti pupushen time! Unë nuk e njihja më parë, ditën që linda e njoha për ta mbajtur në zemër tashmë për gjithë jetën! Ndihma, mbështetja, motivimi që më dha kjo grua është për t’u vlerësuar dhe admiruar, padyshim një aset i vyer i maternitetit Geraldinë. Lum ju vajza që do keni fatin të lindni me të! Mama Rudi, të kemi në zemër”- janë fjalët e aktores.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Goditja në tru parandalohet me...

Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali "Brigham...

Oraret e gjumit dhe ushqyerjes...

Orari i duhur i gjumit të foshnjës mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të flejë më mirë gjatë natës dhe gjatë dremitjeve të ditës. Kjo faqe ka shembuj të orareve të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X