Janë vetëm disa ditë që e ndajnë aktoren Olta Gixhari nga çasti i madh i të bërit nënë. Ajo është në fund të pritjes së ëmbël dhe ka treguar se po e shijon maksimalisht këtë periudhë.
Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen e saj të parë si një grua shtatzanë dhe me siguri është më e bukura e përjetuar deri tani.
Kjo ditëlindje do të mbahet mend gjatë nga aktorja, pasi është hera e parë që në këtë ditë të rëndësishme brenda saj rrahin dy zemra, e saja dhe e bebushit, gjininë e të cilit ende nuk e ka bërë të ditur.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu