Prezantimi i ushqimeve të ngurta | Ushqimet dhe momenti i duhur

0 0

Çdo fëmijë ndryshon nga njëri-tjetri, prandaj periudha e duhur për të filluar ushqimet e ngurta mund të jetë e ndryshme, por sidoqoftë në asnjë mënyrë nuk duhet të nxitohemi apo të veprojmë pa këshillën e mjekut.

Shpesh, sugjerohet që ndërmjet muajit të katërt dhe të gjashtë, bebi juaj është në gjendje për provuar ushqimet e ngurta, sepse gjatë kësaj periudhe sistemi i tij tretës “ndihet” gati.

Këshillohet më së shumti që prezantimi të bëhet në muajin e gjashtë, sepse në këtë mënyrë fëmija do të marrë gjithë elementët ushqyes që i nevojiten për mirërritjen e tij dhe kompensimin e duhur të kalorive. Prezantimi me ushqimet e ngurta në këtë moshë, shmang problemet me ushqyerjen dhe refuzimin e ushqimeve të ngurta më vonë.

Elementët më të rëndësishëm ushqimorë që duhen marrë gjatësaj periudhe janë: proteinat, hekuri, vitaminat dhe fibrat.

Mishi është burim i mirë i disa prej këtyre elemenve dhe pjesë e rëndësishme e dietës së një fëmije, pas muajit të 6. Për ta bërë sa më të lehtë ushqyerjen, mishi duhet të jepet gjithmonë bashkë me perimet.

Ndaj kur vendosni të blini ushqime për bebin, duhet të keni parasysh që produktet duhet të jenë prodhuar nga prodhime organike të një cilësie të lartë dhe të kontrolluara rreptësisht për kushtet e sigurisë.

Është e domosdoshme të plotësohen nevojat energjitike dhe nevojat për lëndët ushqyese si proteinat, yndyrat, karbohidratet, mineralet e vitaminat, por gjithashtu edhe për karakteristikat organoleptike (përvojat individuale të cilat krijohen përmes shqisave gjatë të parit, prekjes, nuhatjes dhe shijimit) dhe shqisore në mënyrë që të nxitet shijimi dhe perceptimi për ushqime dhe shije të ndryshme.

Nëse zgjidhni puretë Nutrino, do të siguroheni se fëmija juaj ka shijuar dhe siguruar të gjithë elementet e cilësisë më të lartë.

Puretë Nutrino nuk përmbajnë ngjyrues artificialë, lëndë shtesë, përmirësues të aromës dhe prodhohen në kushte të rrepta sigurie, nga lëndë të para organike dhe nga furnizues të çertifikuar.

Gama e produkteve Nutrino është e gjerë dhe mund të përmbushë nevojën për të shtuar shumëllojshmëri ushqimesh në dietën e bebit.

Për secilën nga puretë Nutrino, është përzjedhur me kujdes masa e duhur e përbërësve, duke marrë në konsideratë nevojat ushqyese të çdo faze të zhvillimit të fëmijës.

Pureja në kavanoza është paketuar me një material që e mbron produktin nga drita, pluhuri dhe hapja, ndërsa vazot gjatë procesit të sterilizimit trajtohen në temperatura të lartanuk lejojnë mbijetesën e mikroorganizmave mundshëm, e më pas krijohet një vakum në kavanoz për të parandaluar zhvillimin e mikroorganizmave. Këto procese sigurojnë më tepër jetëgjatësi dhe garantojnë sigurinë shëndetësore të produktit.

Puretë Nutrino mund të përgatiten nga frutat, perimet ose mishi dhe secili ushqim kalon përgjatë një kontrolli të rreptë sigurie dhe cilësie.

Për më tepër informacion mund të navigoni në hapësirat tona vituale: nutrinobebe.com/al/ , llogarinë e Intagramit Nutrino Shqiperi dhe llogarinë në Facebook.

 

Fëmija juaj meriton më të mirën.
Shenim i rëndësishëm: Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e foshnjave e të fëmijëve.
Ai mbron nga diarreja dhe shumë sëmundje të tjera.
Kujdes: Përpara se të vendosësh të plotësosh ose zëvendësosh qumështin e gjirit me këtë produkt, këshillohuni me mjekun ose personin që ofron kujdes shëndetësor për nënën dhe fëmijën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X