Brazil, një lindje hyn në histori
Një fëmijë u konceptua falë mitrës së transplantuar në një grua që kishte probleme me fertilitetitn, nga një donatore që nuk jeton më. Kjo ndodhi në Brazil, ku një tridhjetë e dy vjeçare lindi një vajzë të bukur të destinuar për të hyrë në histori.
Transplantimi
Transplantimi i mitrës ndodhi në vitin 2016 me një ndërhyrje që zgjati dhjetë orë. Pas shumë përpjekjeve gruaja e cila kishte lindur pa mitër, ia doli që të ngelej shtatzanë e të sillte në jetë fëmijën e saj.
Sindromi Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser
Sindromi Rokitansky, i quajtur edhe agenesis mullerian, është shumë i rrallë dhe tipik i seksit femëror. Kjo është konsiston në mungesë të mitrës dhe tubave fallopiane, si dhe keqformime të tjera të ndryshme të zonës vaginale.
Kush ishte donatorja e vdekur
Donatorja e vdekur ishte një grua dyzet e pesë vjeç, një nënë e tre fëmijëve. Gruaja vdiq pas një goditjeje në tru, dhe mjekët vendosën të transplantonin mitrën e saj. Kështu, veza e 32-vjeçares dhe fara e burrit të saj u konceptua dhe një prej embrioneve mbijetoi, duke i dhuruar çiftit një fëmijë të bukur e të shëndetshëm.
Siç është raportuar, lindja ka është kryer me operacion cezarian në javën e 36 të shtatzënisë. Në kohën e lindjes, vajza kishte një peshë prej 2 kilogramë e gjysmë.
Lexo edhe: Nuk e humbi kurre shpresen, Maria behet nene ne moshen 55-vjeçare
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu