Nga martesa tek studimet, ja arsyet që ndikojnë në shëndetin e mirë të zemrës

Shëndeti i zemrës kalon para së gjithash nga një dietë e shëndetshme dhe mënyra e jetesës korrekte.




0 0

Sidoqoftë, ka shumë faktorë që, pa vetëdijen  tonë, veprojnë pozitivisht në motorin pulsues të organizmit tonë. Midis faktorëve të paraqitur për një zemër të shëndetshme në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë është sigurisht edhe martesa, por edhe gatishmëria për të studiuar, një pushim i mirë, sasia e duhur e kafesë , pak kripë, çokollatë dhe mollë.

Edhe partneri i duhur llogaritet

Lidhja midis martesës dhe një zemre të shëndetshme u zbulua nga studiuesit në Shkollën Mjekësore Aston në Birmingham të cilët ekzaminuan rreth një milion pacientë të martuar, beqarë, të ve ose të divorcuar. Të dhënat tregojnë se martesa ka një efekt pozitiv jo vetëm tek ata që kanë pësuar tashmë një sulm në zemër, por edhe për ata që janë të predispozuar ndaj këtij rreziku dhe paraqesin faktorët më të zakonshëm të rrezikut, siç janë kolesteroli i lartë, diabeti dhe hipertensioni. Duke hyrë në detaje, shanset për të mbijetuar nga një sulm në zemër kur keni një unazë është 14% më i lartë se sa për ata që janë beqarë. Mbështetja psikologjike dhe ndihma apo kujdesi vijues janë, sipas studiuesve britanikë, çelësi më i besueshëm për shpjegimin e këtyre të dhënave.

Të diplomuarit më të mbrojtur

Përveç martesës, zemra e shëndetshme duket se ushqehet pozitivisht dhe gjen rehati duke studiuar. Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra nga University College London, Universiteti i Lausanne dhe Universiteti i Oksfordit, maturantët kanë 30 për qind më pak mundësi për të përjetuar sëmundje kardiovaskulare në krahasim me ata që lënë shkollën 3-6 vite me pare. Kjo ndoshta shpjegohet pasi ata që studiojnë janë zakonisht më pak të prirur të kenë zakone të këqija, siç është pirja e duhanit, dhe kanë më pak faktorë të rrezikut kardiovaskular.

Pushimi, gjumi dhe kafeja

Fjetja mirë ju ndihmon të përballoni ditën tuaj dhe të jetoni mirë. I kryer në rreth trembëdhjetë mijë njerëz, një studim japonez ka zbuluar sesi gjumi mund të jetë testi për të kuptuar shëndetin e zemrës. Studiuesit kanë zbuluar se ata që vuajnë nga sëmundje ishemike të zemrës dhe goditje në tru kanë shumë shanse që të flenë keq. Çrregullimet më të shpeshta kanë të bëjnë me më shumë ose shumë pak orë gjumë, vështirësi në gjumë dhe zgjime të përsëritura. Kafeja gjithashtu duket se ka ndikimin e saj në zemër. Kini kujdes që të mos e teproni !

Lexo edhe: Doni shëndet më të mirë të zemrës? Vendosini urgjentisht këto ushqime në pjatën tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X