Për shumë nëna të reja, problemet me ushqyerjen e fëmijës janë të pafundme, por duhet ta dini se ju nuk jeni të vetmet.
Një pjesë e madhe e nënave e vuajnë mungesën e oreksit të fëmijëve të tyre, dhe këtu nuk përjashtohen as personazhet e famshëm.
Një ndër to është edhe këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila prej kohësh është tërhequr nga muzika dhe i është përkushtuar mëmësisë por edhe biznesit.
Ajo ka treguar së fundmi në një postim në Insta Story se e bija edhe pse tashmë 6 vjeçe nuk ha një vakt pa ju lutur, ndërsa pyet nëse është e vetmja nënë që I ndodh kështu.
‘Një pyetje për mamat me fëmijë të rritur: Kur do vij dita që hera mund të ha një vakt pa i thënë.. Ha Hera, kaloje Hera te barku, Hera të lutem haaaa’, shkruan këngëtarja.
Po fëmijët tuaj bëjnë naze për ushqimin? Na tregoni më shumë në komentet poshtë linkut 🙂
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu