Ndryshimet e fëmijëve gjatë pandemisë: më pak gjumë, më shumë televizor dhe marrëdhënie më e mirë në familje

0 0

Nga njëra anë, problemet e gjumit dhe një rritje në konsumin e vakteve të ndërmjetme dhe përdorimit të TV. Nga ana tjetër, përmirësimi i marrëdhënies me vëllezërit e motrat dhe prindërit: kjo është në mënyrë të përmbledhur fotografia e marrë nga seksioni i Shoqatës Italiane të Kujdesit Primar Pediatrik (SICuPP) – Lombardia e cila përmes një sondazhi në internet u përpoq të kuptonte se çfarë ndyrshimesh ka shkaktuar pandemia Covid- 19 te fëmijët. Kryer në bashkëpunim me studiuesit nga Universiteti i Milano-Bicocca dhe Universiteti i Milano-Bicocca “Fëmijët Bicocca”, sondazhi përfshiu mbi 3,400 familje me fëmijë të moshës 1-10 vjeç.

Problemet me gjumin dhe ushqimin

Nga rezultatet e para doli se karantinimi total dhe më pas kufizimet në jetën e përditshme të imponuara për të parandaluar përhapjen e infeksionit kanë ndikuar tek të vegjlit, veçanërisht në gjumin dhe ushqimin e tyre. Sa i përket pushimit gjatë natës, në fakt, është konstatuar një ulje në orët e gjumit për më shumë se një në tre fëmijë (37%) dhe një rritje në frekuencën e zgjimeve të natës për pothuajse gjysmën e fëmijëve (mbi 40%), ndërsa vështirësitë në gjumë janë regjistruar në grupmoshën 6-10 (për më shumë se 7 në 10 fëmijë (72%) dhe një rritje në zgjimet e natës (30%).

Në përgjithësi prindërit e më të vegjëlve gjithashtu hasën nervozizëm më të madh për mbi 8 në 10 fëmijë (81%).

Sa i përket ushqyerjes, në të dyja grupmoshat pati rritje të konsumit të vakteve të ndërmjetme për pothuajse gjysmën e fëmijëve (44%) shoqëruar me një ulje të oreksit në grupmoshën 1-5 vjeç.

Rritje e përdorimit të televizorit dhe pajisjeve të tjera dixhitale

“Aspekte të tjera kritike që kanë shqetësuar veçanërisht prindërit e fëmijëve më të vegjël janë rritja e konsiderueshme e përdorimit të televiziorit, një rënie e vëmendjes që ka rezultuar në qetësi të përgjithshme dhe një përdorim masiv të teknologjive dixhitale”, shpjegoi Marina Picca, presidente e SICuPP Lombardia.

Marrëdhëniet në familje përmirësohen

Ka edhe disa lajme të mira. Përballë kritikave të ndryshme të regjistruara në lidhje me gjumin, ushqimin dhe rritjen e përdorimit të TV dhe pajisjeve dixhitale, ndryshime pozitive dalin gjithashtu nga sondazhi, të tilla si përmirësimi i marrëdhënieve me prindërit dhe vëllezërit e motrat, të regjistruara në të gjitha grupomoshat e përfshira. Tek fëmijët më të vegjël, më shumë se gjysma e prindërve të intervistuar theksuan një rritje të zhvillimit gjuhësor. Sa i përket rregullave të vendosura për frenimin e përhapjes së Covid-19, sondazhi zbuloi një angazhim thelbësor nga fëmijët për të pranuar kufizimet (80% e fëmijëve më të vegjël dhe 83% të më të rriturve).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X