Muzika ju ndihmon të ndjeni më pak lodhje fizike

0 0

 

Nuk është vetëm një mënyrë për ta mos e ndjerë kohën. Dëgjimi i muzikës gjatë stërvitjes mund t’ju ndihmojë të ndjeni pak lodhje dhe për këtë arsye të angazhoheni më shumë e më mirë. Studiuesit në Universitetin Brunel në Londër e gjetën këtë në një studim të botuar në revistën mjekësore International Journal of Psychophysiology. Studiuesit kanë vërtetuar se dëgjimi i muzikës gjatë trajnimit ka rezultuar te pjesëmarrësit në stimuj në një zonë të caktuar të trurit të shoqëruar me një rënie të lodhjes. Pjesëmarrësit gjithashtu raportuan ndjenjën se stërvitjet ishin më të shkurtra dhe më stimuluese gjatë dëgjimit të një këngë njëmbëdhjetë minutëshe.

Ritmi i duhur

Tashmë studime të tjera kanë treguar se muzika mund të ketë një rol kyç kur jeni duke bërë aktivitet fizik: megjithatë merita e këtij hulumtimi të fundit është se ka përcaktuar qartë dhe pikërisht kohën kur duhet të filloni ekzekutimine muzikës gjatë trajnimit.

Duke matur ndryshimin e niveleve të oksigjenimit të gjakut në tru, studiuesit përcaktuan se zona e trurit që funskionon për integrimin e informacionit të jashtëm ndijor, të tilla si ato që vijnë nga aktiviteti fizik, ndjen më pak lodhje kur dëgjon muzikë.

Për shkak se njerëzit ndihen më pak të lodhur nga muzika gjatë trajnimit, ata mund të stërviten për më gjatë me përfitime të pamohueshme shëndetësore. Në fakt, muzika është një stimul i fortë auditiv dhe mund të përdoret për të zbutur ndjenjat negative trupore.

A e dini këtë?

Pop dhe rock, me ritme të caktuara, rrisin durimin fizik dhe japin një rezultat më të madh edhe gjatë stërvitjeve intensive. Testi është bërë në një mostër prej tridhjetë vullnetarësh. Nga të dëgjuarit e këtyre ritmeve muzikore, sportistët kanë fituar fuqinë superiore prej 15%, në disa raste me 20% dhe vrapuan më shumë dhe kanë marrë një ndjenjë më të madhe të mirëqenies.

Lexo edhe: Muzika perforcon lidhjet prinder-femije






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X