Mua si prind jeta me mesoi te jetoja ndryshe. E dini perse? Sepse femija im…

0 0

Kohët e fundit festova 18 vjetorin e djalit tim dhe me të vërtetë për një moment mu duk sikur nuk i kam rritur unë ata fëmijë. Të dy janë të prekur nga spektri i autizmit, dhe kjo neve si familje, mua si baba më bëri të përballesha me sfida të caktuara. Bëhej fjalë për t’i mësuar fëmijët e mi të jetojnë të pavarur. Ndërsa shikoj fëmijët e mi tashmë të rritur, mendoj dhe ndërkohë bëj një rezyme të gjithë asaj çfarë unë mësova duke i rritur dhe u kujdesur për ta. Si është të rrisësh një fëmijë autik? Cilat janë ato gjëra që unë si baba duhet të ndaj edhe me prindërit e tjerë?
Mendoj se nëse ti që po e lexon këtë je një prind i fëmijë autik, apo njeh një prind të tillë, duhet të dish se…
Gjatë jetës time unë:
• Dëshiroja që fëmija im të kishte më tepër shokë, dhe këtë ndoshta në një moment mund ta dëshirosh edhe ti. Do përpiqesh ta ndihmosh të miqësohet me ta edhe pse shpesh kthehesha i mërzitur në shtëpi kur shikoja si refuzohej djali im nga adoleshentët e tjerë. E dini çfarë bëra në këtë moment? U ktheva në mikun më të mirë të fëmijës tim dhe për këtë u përpoqa shumë që të arrija të bëja më të mirën.
• E dini se unë mësova një gjuhë të re? Isha i detyruar ta bëja dhe nuk ishte aspak e lehtë. Por fëmija im dinte të komunikonte vetëm me anën e disa tingujve…
• U ktheva në një person shumë të duruar, që dëgjoja në mënyrë shumë të vëmendshme dhe sigurisht nuk shprehja shumë mendime në të njëjtën kohë.
• Shpresat, dëshirat dhe pretendimet e mira për të ardhmen e fëmijës ngelën në errësirë. Ndonjëherë ne mendojmë se fëmija do të bëhet mjek, artist, shkrimtar dhe shpesh përballemi me refuzimin e tyre sepse nuk mund të pretendojmë që ai gjithmonë të pëlqejë idetë tona, dhe në disa raste thjesht nuk ka aftësinë e duhur ta bëjë këtë.
• Nuk mund ta imagjinoni sa herë më është dashur të marr një iniciativë në vend të fëmijës tim. Ai më shumë parapëlqente të qëndronte vetëm në dhomë, nuk i parapëlqente aktivitetet që bënim në shoqëri dhe nëse duhej të vizatonte isha unë ai që e nxisja gjithmonë.
Ajo që dua t’ju them është të pranoni se fëmija juaj ka një kufizim në aftësitë e tij dhe duhet ta përshtasni jetën tuaj duke e menduar këtë kufizim si diçka që zoti jua dha gjatë rrugës së jetës dhe jo ta mendoni si diçka që karakterizon fundin e asaj rruge. Djali im më mësoi shumë rreth kujdesit të fëmijës, shoqërise dhe dashurisë. Të qënit babai i tij më bëri një person më të mirë, më të dashur, të duruar dhe të sjellshëm!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X