Mos i puthni fëmijët në fytyrë, rrëfimi i nënës: Djali rrezikoi të verbohej nga herpesi

Nje i porsalindur ka rrezikuar seriozisht jeten, sepse nje i aferm me herpes e ka puthur ne sy duke i ngjitur infeksionin. Per kete arsye nena ben apel qe jo vetem te tjeret, por as prinderit nuk duhet t’i puthin te vegjlit ne fytyre.




0 0

Mos i puthni fëmijët në fytyrë

Të sapolindurit ngjallin një ndjeshmëri të madhe dhe një dëshirë të papërmbajtshme për të puthur lëkurën e tyre të butë. Por puthja e të sapolindurve në fytyrë mund të jetë një rrezik i madh. Bebet janë aq delikate dhe sistemi i tyre imunologjik kaq i dobët, saqë ekspozimi ndaj mikrobeve dhe baktereve direkt në kontakt me pjesët shumë të ekspozuara të fytyrës, siç janë sytë dhe goja, mund të shkaktojnë infeksione shumë serioze.

Prandaj dëshirën për të puthur një të porsalindur në fytyrë është mirë që të përpiqen ta frenojnë edhe prindërit, jo vetëm të huajt.

Le të zbulojmë se çfarë mund të ndodhë në puthjen e të sapolindurve në fytyrë, përmes përvojës së një nënë angleze.

Një fëmijë në Angli rrezikoi të humbiste shikimin për shkak se mori herpes në sy, pasi e puthën në një pagëzim.

Noah Tindle, një fëmijë 4 javësh në shtator 2018, u dërgua menjëherë në spital kur nëna e tij, Ashleigh White, 21 vjeçe, vuri re se syri i djathtë i djalit të saj ishte ënjtur, dhe i mbushur me copëza të çuditshme.

Mjeku që vizitoi fëmijën menjëherë supozoi se vogëlushi kishte marrë herpesin përmes një të rrituri të infektuar, i cili e ka puthur në fytyrë.

Virusi pothuajse verboi njërin sy të vogëlushit

Nëna e djalit të vogël përpiqet të ndërgjegjësojë të gjithë prindërit për të mos lejuar askënd, masje as ata vetë të puthin fëmijët në fytyrë, pasi foshnja e saj rrezikoi të humbte shikimin për shkak të një puthje në fytyrë nga një i rritur i infektuar.

Nëna rrëfen përvojën e saj: Noa u shtrua në spital për më shumë se 2 muaj dhe për fat të mirë ai u diagnostikua shpejt me herpes simplex virus 1 [HSV-1], i njohur edhe si “puthja e vdekjes” dhe trajtimet ishin të menjëhershme.

Sot Noah është 9 muajsh dhe po rritet pa pasoja, pavarësisht faktit se terapitë antivirale do të vazhdojnë deri në pranverën e vitit 2020, si dhe vizitat dhe kontrollet.

Por muajt e kaluar në spital ishin me të vërtetë të vështira: për fat të mirë, virusi herpes ishte në qepallë dhe u trajtua në kohë, para se të mund të hyjë në gjak dhe të arrijë në tru, me pasoja shumë më serioze.

Rerziku i puthjes së të porsalindurve në fytyrë

Të mendosh se një gjest aq i bukur sa një puthje mund të jetë potencialisht vdekjeprurës për një fëmijë. Për këtë është e nevojshme të informoheni për rrezikun e puthjes së të sapolindurve në fytyrë. Shpesh një i rritur nuk e di se ai ka qarkullimin e virusit herpes sepse ai ende nuk është manifestuar ose duket se është zhdukur për ditë të tëra. Në të vërtetë virusi mbetet dhe mund t’i kalohet një fëmije përmes një puthjeje të thjeshtë. Për këtë arsye nuk duhet të puthni në fytyrë foshnjat.

Rreziqet e marrjes së herpesit

Si të tregoni nëse një i porsalindur ka marrë herpesin për shkak të një puthjeje? Cilat janë shenjat lajmëruese për prindërit?

Para së gjithash është e rëndësishme të dimë se sa më i vogël të jetë fëmija, aq më i prekshëm është ai. Virusi herpes HSV-1 është shumë ngjitës dhe pasojat janë më serioze në një sistem imun të dobët si ai i një porsalinduri.

Kjo është arsyeja pse kurrë nuk duhet të puthni një fëmijë në fytyrë.

Rreziku i marrjes së virusit është më i madh në katër javët e para të jetës dhe transmetimi ndodh kryesisht në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

  • gjatë shtatëzanisë dhe lindjes (në rast të lindjes natyrore) nëse nëna ka herpes gjenital;
  • pas lindjes përmes puthjes së dikujt që ka ose ka pasur herpes dhe është ende në fazën e infektimit;
  • përmes gjidhënies.

Simptomat kryesore të herpesit tek një fëmijë janë:

  • skuqje ose plagë në lëkurë, sy dhe brenda gojës;
  • fëmija letargjik ose nervoz;
  • fëmijë pa oreks;
  • temperaturë e lartë;
  • fëmija nuk përgjigjet ose lufton për t’u zgjuar nga një gjumë i gjatë;
  • vështirësi në frymëmarrje;
  • frymëmarrje e shpejtë;
  • gjuha ose lëkura blu.

Herpes është vetëm një nga viruset e shumtë që mund t’i transmetohen një fëmije, me pasoja shumë serioze, kështu që kurrë nuk duhet të puthni fëmijët në buz, madje në asnjë pjesë të fytyrës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X