Momenti shokues/ Nëna fut fëmijën në një qese plastike dhe e braktis jashtë një supermarketi

Në videon e mëposhtme tregohet momenti kur një nënë braktis fëmijën e saj të porsalindur në një qese plastike dhe e braktis.




0 0

Video është bërë virale në mediat ndërkombëtare ndërsa ngjarja thuhet të ketë ndodhur në Rusi.

Gruaja kishte lindur pak momente më parë në një kaçubë aty pranë.

Foshnja u gjet e zhveshur me shenja hipotermie nga menaxheri i supermarketeve në qytetin Cheremshan të Rusisë.

Gruaja 36-vjeçare, e cila ka dy fëmijë në shkollën fillore, kishte pasur kontraktime gjatë kohës që ecte në rrugë.

Ajo e lindi vetë fëmijën pas disa shkurreve aty pranë dhe e preu vetë kordonin e kërthizës.

Foshnja u vendos më pas në një qese plastike dhe u hodh pas supermarketit, ku nëna punonte si arkëtare.

Pasi u zbulua foshnja, policia dhe urgjenca arritën në vendngjarje dhe trajtuan të porsalindurin.

Për fat të mirë fëmija nuk kishte pasur ndonjë problem serioz dhe u dërgua në spital për trajtim.

Nëna raportohet se është vendosur në arrest shtëpiak ndërsa hetimi policor vazhdon.

Lexo edhe: E gjejnë të braktisur në pyll, 1000 njerëz kërkojnë ta adoptojnë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X