Ministria e Arsimit tjetër njoftim për nisjen e mësimit

0 0

Një javë pas tërmetit 6.3 ballë i cili la dëme të konsiderueshme në Durrës dhe Thumanë dhe një bilanc tragjik viktimash, Ministria e Arsimit ka njoftuar një tjetër datë për fillimin e mësimit. Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini në një konferencë për mediat tha se mësimi do të nisë në datën 9 dhjetor dhe jo në 5 (siç u shpreh më herët) për bashkitë Tiranë, Kurbin dhe Vorë. Ajo shtoi se Dita e Rinisë nuk do bëhet pushim, kjo sipas saj për të rikuperuar orët e humbura të mësimit.

“Në bashkinë Tiranë, përvec fshatit Pezë që shkolla ka dalë jashtë funksionit, në Tiranë kemi disa shkolla që kanë dëme mesatare dhe aty mësimi rifillon me 9 dhjetor. Për kopshtet dhe shkollat private të hënën nxora urdhër që kopshtet duhet të marrin një konfirmim para se të rihapen, të kemi konfirmim nga instituti që ka bëre vlerësimin e shkollave të tjera, që të jemi të sigurt.

Për të gjitha shkollat publike që rrezikojnë mos hapen as më 9 dhjetor do i cojmë në shkollat pritëse, për këtë kemi siguruar transport dhe kemi ndarë e buxhetin.

Shkollat private që dalin me probleme me godinat pronarët të depozitojnë planet e zhvendosjes së nxënësve e do e monitorojmë me kujdes. 4 800 nxënës kanë shtëpi të dëmtuara ose te pabanueshme. Masa kemi marrë që të sigurojmë nxënësit e prindërit që në cdo emergjencë shkollat të jenë gati të përballojnë pa krijuar panik”, u shpreh Shahini.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X