Metoda natyrale e trajtimit të glaukomës

Një substancë natyrale që gjendet në kordonin e kërthizës mund të japë më shumë shpresë për ata që vuajnë nga glaukoma.




0 0

Një substancë natyrale që gjendet në kordonin e kërthizës mund të japë më shumë shpresë për ata që vuajnë nga glaukoma. Një grup hulumtuesish nga Universiteti i Bolonjës arriti në këtë përfundim, pasi efekti i saj neuroprotektiv u demonstrua në studime laboratorike. Studiuesit kanë identifikuar një numër faktorësh që mund të kundërveprojnë me glaukomën. Efektet e njëjta riparuese mund të jenë gjithashtu efektive në llojet e tjera të sëmundjeve degjeneruese okulare. 

Glaukoma mund të çojë në verbëri

Termi glaukoma sot identifikohet si një grup i patologjive okulare të shkaktuara nga degjenerimi i sistemit nervor qendror për shkak të plakjes. Glaukoma karakterizohet nga një rritje e presionit intraokular dhe dukurive degjenerative që ndikojnë në kokën e nervit optik, duke shkaktuar një përkeqësim progresiv të fushës vizuale dhe dëmtime të përhershme ndaj shikimit. Sëmundja shpesh përmendet si “hajdute e heshtur” sepse në të shumtën e rasteve ajo nuk jep simptoma dhe, nëse nuk trajtohet në kohë, mund të çojë në verbëri.

Merita e faktorëve të rritjes

Substanca natyrale që gjendet në kordonin e kërthizës, produkt me origjinë natyrore, që nuk rrjedh nga teknologjitë sintetike, testuar që nga viti 2007 tek individët që vuajnë nga forma të rënda të syve të thatë, ka treguar të jetë në gjendje të sjellë një zvogëlim të rëndësishëm të dhimbjes. Prandaj, mjekët besojnë në potencialin e saj për të ushtruar ndikime riparuese në qelizat nervore të dëmtuara, në sajë të grupit të faktorëve të rritjes që karakterizojnë gjakun e kordonit të kërthizës.

Gjaku i kordonit kërthizor është një kombinim i fuqishëm i, substancave që garantojnë mbijetesën e qelizave dhe stimulojnë rritjen.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X