Mesazh për vjehrrën time, që rriti një djalë të mrekullueshëm

0 0

Për vjehrrën time të mrekullueshme,

Ta kam thënë më parë dhe do ta them sërish: Kam pasur vërtet fat që je vjehrra ime. E konsideroj veten me shumë fat që kam rastisur me një djalë i cili vjen nga një familje e dashur, mikpritëse, nga një familje që tani jam e bekuar ta quaj timen.

Çdo ditë jam mirënjohëse për këtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ti i jep familjes sonë.

Jam mirënjohëse për “talentin” tënd për të zgjedhur rrobat e djalit tonë tre vjeçar, i cili ngjan si adoleshent me to.

Jam mirënjohëse për bisedat tona me zemër në darkë, kur fëmijët i zë gjumi para nesh.

Por ka diçka shumë më madhore për të cilën dua të të falënderoj, pasi ka ndryshuar rrjedhën e jetës sime: duhet të falënderoj për mënyrën sesi e rrite djalin tënd.

Kur fatet tona u kryqëzuan me njëri-tjetrin, ai ishte një djalosh i ri i pavarur, kishte marrë mbi vete shumë përgjegjësi dhe rashë shumë shpejt në dashuri me të. Thënia e dikurshme mendoj se vlen ende, vlera e një burri matet me konsideratën që ai ka për nënën, dhe djali yt ka pasur gjithmonë konsideratën më të lartë për ty.

Unë e kam kuptuar nga fotot dhe videot e fëmijërisë dhe nga ato që më ka rrëfyer ai, se ju të dy keni pasur gjithmonë një lidhje shumë të veçantë. Dhe mendoj se marrëdhënia me ty kur ishte fëmijë, ka bërë të jetë ky burrë zemërgjerë që është sot.

Faleminderit që e do dhe që ke pasur besim tek ajo se çfarë mund të ndërtonte djali yt.

Faleminderit që ke rritur një djalë që mendon, jeton dhe dashuron me zemër të hapur. Fakti që ai lehtësisht më ka pranuar kështu siç jam, më ka motivuar shumë për të zhvilluar një ndjenjë të fortë të respektit për veten.

Faleminderit që ke rritur një djalë të pavarur, të përgjegjshëm dhe të organizuar.

Faleminderit që ke rritur një djalë që reagoi me qëndrueshmëri e dashuri ndaj lajmit të një shtatzanie të papritur. Ai është tipi i burrit që më mbajti fort teksa qaja dhe më tha se ishte gjëja më e bukur që mund të na ndodhte. Tipi i burrit që më ka treguar forcën e tij të palëkundshme në momentet kur kam pasur më shumë nevojë.

Faleminderit që ke rritur një djalë që ka ndarë çdo përgjegjësi të shtatzanisë dhe prindërimit bashkë me mua, pa u tërhequr kurrë pas.

Një burrë që shikonte dokumentarë për lindjen e fëmijëve bashkë me mua. Një burrë që i mori mësimet për lindjen po aq seriozisht sa unë.

Faleminderit që rrite një burrë që qëndroi pranë meje, që respektoi hapësirat e mia të nevojshme dhe më ndihmoi të sillja në jetë djalin tonë.

Faleminderit që ke rritur një njeri të tillë që nuk kishte frikë të ndihmonte fizikisht në kapjen e djalit tonë të porsalindur.

Faleminderit që ke rritur një djalë që qëllimin më të madh në jetë ka atësinë. Ai e luan vertët në mënyrë të barabartë rolin e prindit. Nuk mund ta imagjinoj prindërimin pa të, pa e pasur në krah për të ndarë sfidat dhe gëzimet e këtij rrugëtimi.

Jam mirënjohëse që djali yt është në gjendje të lërë mënjanë krenarinë dhe të më flasë për gjithçka. Aftësia e tij për të komunikuar me mua në nivele kaq të thella, ka përmirësuar shumë aftësitë tona të prindërimit. Edhe kur ka diçka që nuk shkon, komunikimi është çelësi i tij për të gjetur zgjidhjen se si ta bëjmë më mirë herën tjetër.

Faleminderit që ke rritur një djalë që sa herë kam ditë të ngarkuara e bllokohem, më dërgon një mesazh shumë frymëzues me fjalë shumë të fuqishme.

Djali që ti ke rritur u bë një burrë i fortë, i dashur. Një partner mbështetës, i barabartë. Dhe një baba në një tjetër nivel. Unë do të jem gjithmonë mirënjohëse për fillimin e shkëlqyeshëm që i dhe në jetë, për mënyrën sesi dashuria jote formësoi ADN-në e tij, për sfondin që i ke dhënë që e bën  njeriun që është sot: burrin që unë dua.

Me mirënjohje, të premtoj që unë gjithmonë do të bëj pjesën time: të kujdesem për djalin tënd të vogël. Do ta mbështes ashtu si më mbështet ai mua. Do besoj tek ai, ashtu si më beson ai mua. Do jem versioni më i mirë i nënës që mundem për djalin e tij të vogël.

Dhe do t’i jap atij gjithë zemrën time, përgjithmonë.

Me dashuri, nusja jote jashtëzakonisht mirënjohëse!

Lexo edhe:  6 gjërat e mira që mësova nga vjehrra ime dhe që mund t’i mësoni dhe ju






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X