Meghan Markle: Jo, nuk jam mirë dhe jam në luftë të vazhdueshme

Ne nje nga daljet e fundit publike, Meghan Markle flet hapur per veshtiresite e memesise. Me lot ne sy ajo tregon per betejen e saj si nene e re.




0 0

Çdo prind i ri mund të pranojë se muajt e parë me fëmijë janë jashtëzakonisht sfidues. Jo vetëm që jeni të privuar nga gjumi, por gjithashtu vini në dyshim zgjedhjet tuaja si prindër, në mënyrë të vazhdueshme. Meghan Markle e kupton shumë mirë këtë gjë. Ndërsa Dukesha e Sussex-it ka qenë gjithmonë rrezellitëse në daljet e saja publike, në një intervistë të fundit ajo ka folur për të gjitha vështirësitë e të qenit nënë, e njëherësh pjesë e familjes mbretërore.

Kur u pyet nga reporteri Tom Bradby nëse gjërat po shkonin mirë, Markle foli hapur për presionet shumë reale të mediave me të cilat është dashur të përballet, jo vetëm si një e porsamartuar me një anëtar të familjes mbretërore, por si një nënë e re.

“Çdo grua, veçanërisht kur është shtatzënë, preket shumë shpejt dhe kështu u bë me të vërtetë sfiduese. Kur bëhesh me fëmijë ai merr gjithë prioritetin dhe ti si nënë dhe si një porsamartuar je gjtihë kohën duke u përpjekur të bësh më të mirën. Megjithatë faleminderit që më pyetët nëse jam mirë, jo të gjithë e bëjnë”, – tha Meghan.

Kur u pyet nëse do të ishte e drejtë të thuhej që ajo nuk është shumë mirë dhe është duke luftuar, Markle u përgjigj: “Po”.

Mbështetësit e Meghan Markle ishin edhe njëherë pranë saj përmes komenteve pozitive e dashamirëse.

Një gjë është e sigurt: Të jesh një nënë e re është e vështirë dhe Markle thjesht vërtetoi se sa e rëndësishme është thjesht të pyesësh një nënë të re nëse ndihet mirë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X