Meditimi, praktika që lufton stresin e pandemisë

0 0

Për meditimin është folur dhe shumë kohêpara Covid-19. Por ardhja e pandemisë dha shtytjen përfundimtare: meditimi është bërë thelbësor për mijëra njerëz që luftojnë me stresin pandemik gjithnjë në rritje. Meditimi është bërë një burim i çmuar për lehtësimin e ngarkesës mendore, relaksimin e muskujve të kontraktuar dhe rikuperimin e mirëqenies dhe qetësisë në një kohë të shkurtër.

Përfitimet

Sipas të dhënave të mbledhura nga dy aplikacionet kryesore të meditimit falas në Itali, një në pesë italianë praktikonte meditimin rregullisht dhe deri në 56% e filluan praktikën gjatë karantinës. Nëntë nga dhjetë praktikues vendosën të vazhdojnë, pasi 45% e tyre gjetën përfitime të konsiderueshme si në trup ashtu edhe në mendje. Një përqindje që rritet në 80% tek ata që kanë praktikuar meditimin për një kohë të gjatë, duke njohur që aktiviteti ka aftësinë të modifikojë fiziologjinë e trurit, duke lejuar që individët të jenë më rezistent ndaj stresit, të ekuilibruar dhe të relaksuar, duke përmirësuar gjendjen e mirëqenien në përgjithësi. 65% e italianëve thanë se praktika ndihmon për t’u çlodhur dhe 61% e konsiderojnë të dobishme në lehtësimin e stresit.

Edhe për fëmijët

Meditimi gjithashtu ofron përfitime të konsiderueshme nga pikëpamja psikologjike: duke e praktikuar atë rregullisht ju mund të menaxhoni më mirë emocionet dhe të përmirësoni përqendrimin, siç pretendohet nga 50% e të intervistuarve, ndërsa për 38% teknikat medituese japin një cilësi më të mirë të gjumit. Përfitime të tjera të meditimit janë se ju jeni në gjendje të jeni më të hapur për të tjerët dhe të përmirësoni krijimtarinë tuaj. Ndërsa pandemia ka sjellë një tendosje për të rriturit, e njëjta gjë ka ndodhur me të vegjlit. Një sondazh i kryer nga ekipi i spitalit pediatrik Gaslini në Genova zbuloi se 65% e fëmijëve nën moshën 6 vjeç dhe 71% e më të rriturve kishin probleme të sjelljes të llojeve të ndryshme dhe simptoma të regresionit foshnjor.

Kjo është arsyeja pse 71% e pjesëmarrësve në sondazh ranë dakord për të futur meditimin në mjedisin shkollor si një rutinë ditore për studentët, një përcaktim që arrin 92% të atyre që e kanë praktikuar për një kohë të gjatë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X