T’i shpjegosh fëmijës se nga vjen mishi mund të jetë një punë e vështirë. Prindërit duhet të thonë të vërtetën por pa qënë brutal dhe pa e trembur fëmijën.
Natyra kureshtare e fëmijëve i detyron ata të bëjnë mijëra pyetje, përgjigjet e të cilave mund të mos jenë të kënaqshme për një fëmijë të ndjeshëm.
Por a duhet ta gënjejmë fëmijën?
Absolutisht jo. Kjo gjë do të shkatërronte besimin e verbër që ai ka tek ju. Ndaj është thelbësore që prindërit të tregojnë të vërtetën, në një mënyrë që fëmijës mos t’i duket absurde.
“Në terma të përgjithshëm t’i flasësh një fëmije për mishin është njësoj si t’i flasësh atij për tema të tjera të ndjeshme si seksi apo edhe vdekja, tema të cilat nëse nuk trajtohen siç duhet mund ta tmerrojnë fëmijën e ta dëmtojnë atë psikologjikisht“, thotë Dr.Daniel Blake, psikolog në një klinikë me bazë në Michigan. “Përpara se të trajtohet kjo temë është e rëndësishme për prindërit të kuptojnë sa i ndjeshëm është fëmija i tyre”, shton Dr.Blake. Disa fëmijë nuk do të tremben fare edhe nëse u tregoni edhe detajet më të vogla të prodhimit të mishit, ndërsa disa të tjerë do të betohen se nuk do të hanë më kurrë mish.
Gjthsesi prindërit nuk duhet në asnjë mënyrë “ta mbrojnë” fëmijën nga e vërteta. Një gënjeshtër ka tendencën t’ju bëjë të gënjeni sërish derisa fëmijët të zbulojnë vetë të vërtetën, e cila për disa fëmijë mund të jetë e pabesueshme dhe mund të vendosë në pikëpyetje marrëdhënien tuaj me të.
Shpjegimi i origjinës së mishit është diçka e mirë dhe mund të jetë një eksperiencë e rëndësishme mësimore për fëmijën, megjithatë një vizitë te kasapi i lagjes nuk është inde e mirë. Kur fëmija ta hapë këtë temë që zakonisht ndodh kur ai fillon shkollën, ju mund tja shpjegoni atij me krahasime, pra njerëzit hanë mishin e lopës, derrit, qëngjit ashtu siç luani ushqehet me mishin e antilopës por edhe siç zogjtë ushqehen me krimbat. Filmat edukativë për zinxhirin ushqimor janë një tjetër ide e mirë për t’i shpjeguar fëmijës këtë çështje.
“Mënyra se si ju e komunikoni mesazhin është po aq e rëndësishme sa dhe vetë mesazhi”, thotë Blake. Menyra se si prindërit i adresohen kësaj çështjeje mund të ndikojë në këndvështrimin e fëmijës në lidhje me mishin. Për këtë arsye shumica e prindërve vegjetarian rrisin fëmijë vegjetarian. Por kujdes nëse ju nuk ja shpjegoni fëmijës origjinën e mishit në mënyrën e duhur ai mund të mendojë se salsiçet e tij të preferuara janë bërë nga Derrkucja Pepa dhe do të heqë dorë nga mishi përgjithmonë.
Lexoni dhe: Gjithcka ne lidhje me mishin per femijet
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu