Videoja e vogëlushes Liana që merr pjesë në një konkurs kërcimi dhe komentohet për peshën trupore, nuk ka kaluar pa u bënë re nga shumë personazhe publikë. Ndër ta, ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe, me mesazhe shumë të forta, e cila edhe vetë është ndjerë shpesh e bullizuar për elementë të pamjes fizike.
Për të është shumë e rëndësishme që këto tematika të trajtohen që në familje, aty ku vërtet ndoshta edhe padashje e ka zanafillën bullizmi.
Këngëtarja thekson se një person i realizuar asnjëherë nu kshan të tjerët, dhe ndoshta ky mund të jetë çelësi për një bashkëjetesë më në harmoni: të punojmë më shumë për përmirësimin e vetes.
Postimi i plotë i këngëtares Aurela Gaçe
“Këto ditë, kam lexuar shumë statuse, mbi një video, ku praktikisht merreshin me peshën e nje fëmije. A besoni se kjo vjen papritur?
U shfaq në TV Ashtu krejt papritur?
NE JEMI SHOQËRI BULLIZUESE!
Po po, ne dhunojmë psikologjikisht këdo që nuk është në parametrat matës të syve tanë.
Je xhuxh, një metër e një qofte, je lopë, elefant, je si fyell, shkop i holle, pabuks, hundëderr, fshatar, provincial ke kaluar te 30-at, je gjyshe, te del nje rrudhë, të thonë bëj servise, ti bësh të thonë maskë… edhe këtë nuk e bëjnë në tv, e bëjnë kudo. Nê rrugë, në rrjetet sociale, në ambjentet e shkollave, në shtepi.. po po, edhe nê shtëpi
I ngjave satëme, rracë e keqe, si ke lënë gjë rracës së t’yteti. Në shoqëri, në lagje…ke humbur kot për çun, je si burre, cunat nuk qajnë,behu trim se je qullash etj etj etj.
Secili nga ne, duhet të shohë brenda vetes.
Ju, ne të gjithë, unë bashkë me ju, a kemi gjykuar ndonjeherë?
A ju kanë gjykuar NDONJËHERE?
Ky pra quhet bullizim, i pamëshirshëm, që ka raste thyen nga brenda zemra, mendje, shpirtra që edhe nuk kanë fuqi te luftojnë edhe perfundojnë keq.
Ka nga ata, si ky njeri që po shkruan, që eshte ndjere e bullizuar e koha, eksperiencat ,jeta e ka bërë të fortë e ja ka plas ballit kujtdo që ka guxuar ta bëjë.. E pikerisht këtë po u mësoj fëmijëve te mij, që sigurisht jetojnë mes femijëve që mesojnë që në vegjëli të vënë në lojë,të tallen më të tjerë.
A thua kjo vjen nga brenda shtëpisë? A thua dēgjojnë mamin,babin a kedo që e rrethon duke përdorur epitete për të tjerët?
Kam frike se po.
Njërëzit e realizuar, sigurisht nuk shajnë, nuk tallin askënd .
Perkundrazi, pranojnë këdo ashtu siç është .
Çfare dëmi psikologjik mund ti shkaktohet atij që e vênë në lojë? Që i vënë në dukje diçka që mbase për tê s’përbën asnjë problem.
Le ta fillojme luftën kundër bullizuesve, brënda nesh.
Sa nga ju , sa nga ne tallemi me të tjerë?
Sa nga ju, sa nga ne nuk do të donim kurrë të na tallnin, të na shanin femijët?
Nëse të dhemb për fëmijen tënd, atehere le ti mësojmë femijet tane të mos e bejnë me shoket e shoqet.
POSHTË BULLIZUESIT, TË ÇDO LLOJ MOSHE”, ka shkruar Aurela.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu