Kujdes, mirënjohja e shprehur kështu, një ditë mund të vrasë dikë!

0 0

Mirënjohja është ndoshta niveli më i lartë i edukatës dhe qytetërimit të një individi.

Ëshë gjëja më e bukur që pasi ke marrë diçka që të nevojitej, apo diçka që dëshiroje, të mos e harrosh kurrë atë që e bëri të mundur për ty dhe në zemrën tënde të zërë vend përgjithmonë mirënjohja ndaj tij/saj.

Jo të gjithë njerëzit e kanë, por më e dhimbshme është se edhe ata që e kanë, e shprehin ashtu siç shoqëria i ka mësuar se “duhet” ta shprehin, dhe jo si e ndiejnë.

Përse në vendin ku jetojmë, por ndoshta edhe më gjerë mirënjohja ka vlerën e një “kafeje”? Një kafe që varet nga buxheti i atij që e ofron, një kafe që mund të arrijë edhe vlerën e 5 mijë apo më shumë eurove.

Burimi i imazhit CNN
Burimi i imazhit CNN.com

Përse duhet që kësaj ndjenje kaq të bukur siç është mirënjohja t’i vendosim një çmim në vlerë monetare?

Në rastin më të mirë, kjo është mënyra më e shëmtuar e shprehjes së mirënjohjes, ndërsa në ratin më të keq, sado ashpër të tingëllojë, mirënjohja jonë vret disa të tjerë që nuk e japin dot kafen kaq të shtrenjtë.

E para, si mundet që shpëtimi i një jete të ketë një çmim në para dhe së dyti si mund të vendosim një standard të tillë mbi mundësi dhe kushte të pabarabarta?

Përse duhet që mirënjohja ime t’i kushtojë jetën një individi të papunë? Përse kafja që i jap unë mjekut, të përcaktojë detyrimin e atij që mezi ka paguar automjetin që e ka sjellë në spital?

Ne ankohemi gjithmonë se faji është nga lart, se fajin e ka sistemi, por harrojmë se gjithçka fillon nga ne, se edhe ne jemi pjesë e këtij sistemi që po e ngrejmë mbi të ashtuquajturat vlera, duke i ndarë njerëzit në të nënës e të njerkës.

Vërtet që kur dikush na bën “mrekulli” duke na shpëtuar jetën apo duke na lehtësuar një dhimbje fizike, ne dëshirojmë që t’ja shprehim vlerësimin përmes mundësive tona, por problemi qëndron se mundësitë janë të pabarabarta dhe standardin e vendosin ata me mundësi më të mëdha.

Një mjek (dhe jo vetëm) që është mësuar të shpërblehet me kafe me vlerë të lartë monetare, krijon këtë pritshmëri edhe për pacientët e tjerë. Pra ai që shpreh mirënjohjen e tij duke paguar, në mënyrë indirekte po paracakton “fatin” apo shërbimin e ofruar edhe për atë që nuk ka mundësi të paguajë.

Prandaj, së pari të drejtojmë gishtin nga vetja dhe së dyti të arrijmë një nivel më të lartë qytetërimi që mirënjohjes të mos i vendosim çmim.

Lexoni edhePse kam frikë pas vdekjes së nënës pas lindjes në Elbasan?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X