Krishtlindje në shtëpinë e Mayës, intervista e veçantë me zërin e djalit në sfond/ VIDEO

0 0

Në raste fesash të rëndësishme si ato të Krishtlindjeve apo Vitit të Ri, artistët janë ata që shumë rrallë ose asnjëherë nuk kanë mundësinë të jenë pranë familjeve. Megjithatë, atmosfera në shtëpitë e tyre nuk mungon kurrë, me pemën, zbukurimet, gatimet, të cilat në nëjfarë mënyre “detyrohen” t’i shijojnë pas datave të shënuara.

Atmosfera festive mbizotëron këto ditë edhe në shtëpinë e këngëtares shumë të dashur Maya Aliçkaj. Ajo ka hapur dyert e shtëpisë për një intervistë të ngrohtë, në një rrëfim ndryshe nga çdo herë tjetër. Periudha e fundvitit, në familjen e Mayës përkon edhe me lindjen e djalit të saj të parë Jonas.

Maya rrëfen se pakashumë data e lindjes së tij do të ishte e përafërt me atë të Krishtlindjeve, por Jonas vendosi të vijë pak më herët në këtë botë, duke shënuar kështu datën 30 Nëntor si më të rëndësishmen e Mayës. Me humor, Maya tregon se mendimi i parë që i erdhi ishte se nuk do të ketë mundësi të festojë ditëlindjen e djalit atë ditë, pasi çdo vit ajo do të jetë nëpër koncerte për festat e Flamurit, por megjithatë ajo shprehet me optimizëm se rëndësi ka të kenë arsye dhe mundësi për të festuar dhe data mund të jetë edhe 2-3 ditë pas ditës së lindjes.

E pyetur se cilat kanë qenë festat e fundvitit më të bukura dhe më emocionuese për të, këngëtarja ka rrëfyer se pa asnjë dyshim kanë qenë ato të vitit të kaluar, kur ajo u bë për herë të parë nënë. Edhe pse kishte kaluar shumë pak kohë nga humbja e njerëzve të saj më të dashur, sërish gëzimi që i fali djali i bën ato festa, më të bukurat e jetës së saj.

Madje Maya rrëfen edhe një episod të lezetshëm, sipas traditës sonë shqiptare, që personi që hyn i pari në shtëpi në datën 1 Janar përcakton nëse viti do të jetë i mbarë apo jo. Dhe Maya, duke dashur që i pari të hynte i biri, i cili ishte vetëm një muajsh, ka dalë nga shtëpia dhe ka futur sërish djalin të parin. Ndoshta rastësisht, por ajo thotë se 2019 ka ecur vërtet mbarë.

Ndërkohë, Maya tregon se së shpejti ka plan të sjellë një produksion të ri muzikor, që do të jetë dedikim për djalin e saj Jonas.

Ndërkohë gjatë gjithë intervistës, dëgjohej në sfond zëri i vogëlushit që herë qeshte, herë qante e herë grindej.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X