Kolesteroli i lartë, vijnë në ndihmë fitosterolet; ja nga kush mund të përdoren

0 0

Përdorimi i suplementeve specifike për kontrollin e kolesterolit është vazhdimisht në rritje në vendet evropiane. Midis këtyre produkteve, fitosterolet (ose sterolet bimore) kanë një popullaritet në rritje: efikasiteti i tyre është njohur prej kohësh nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA).

Roli i mjekëve të përgjithshëm

Roli i fitosteroleve në kontrollin e kolesterolit ishte objekt i një botimi të fundit në Nutrients, prezantuar në Kongresin e Federatës së Mjekëve të Përgjithshëm (Fimmg), i cili u ofron mjekëve të përgjithshëm mbështetje të dobishme për indikacionet e përdorimit të saktë të këtyre produkteve, për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. “Duke qenë se fitosterolet përfaqësojnë ushqime funksionale ose suplemente që janë vendimtare për shëndetin e njeriut, marrja e saktë e tyre merr një rëndësi të madhe; në këtë kuptim, mjeku mund të luajë gjithnjë e më shumë rolin e këshilltarit shëndetësor, në shërbim të pacientit, duke e orientuar edhe në zbatimin e sjelljeve dhe stileve të jetesës së shëndetshme”, thotë Dr. Walter Marrocco, menaxher shkencor i Fimmg dhe president i Shoqatës Italiane të Lifestyle si dhe bashkëautor i punimit shkencor, i koordinuar nga Fondacioni i të ushqyerit të Italisë (Nfi).

Dokument multidisiplinar

Ky është një dokument multidisiplinor që përfshin farmakologë, nutricionistë dhe eksponentë të mjekësisë së përgjithshme për hartimin, i krijuar me qëllim që të ndihmojë profesionistët në praktikën klinike për të identifikuar subjektet që kanë më shumë gjasa të përfitojnë nga përdorimi i fitosteroleve.

Mënyra e duhur e jetesës së bashku me suplementet

Ndjekja e një stili jetese të shëndetshme dhe ushqimi i duhur janë thelbësore për shëndetin e individit dhe parandalimin afatgjatë të sëmundjeve kardiovaskulare. “Nëpërmjet përdorimit korrekt të fitosteroleve, arrihet një reduktim mesatar i kolesterolit LDL në plazmë prej 9-10%, i cili mund të arrijë deri në 12,5% me doza më të larta. Këto produkte duhet të merren çdo ditë; efekti i tyre për uljen e kolesterolit është i shpejtë dhe i dukshëm pas rreth tre javësh, por mbahet vetëm nëse marrja e fitosteroleve është e vazhdueshme dhe bëhet pjesë e rutinës sonë parandaluese”, thotë Andrea Poli, bashkautor i studimit.

Për kë janë të përshtatshme fitosterolet?

Vendimi për të trajtuar një pacient me fitosterole duhet të bazohet në një vlerësim të mundësisë së shfaqjes së një episodi fatal ose ngjarjeve kardiovaskulare jo fatale në vitet e mëvonshme.

Sipas autorëve të botimit, përdorimi i ushqimeve funksionale të pasura me sterole bimore mund të konsiderohet i dobishëm në rastet e mëposhtme:

– personat nën moshën dyzet vjeç tek të cilët mjeku, në bazë të një vlerësimi të saktë mjekësor, vendos të ndërhyjë duke ulur kolesterolin LDL nën 130 mg në ditë dhe tek të cilët nuk rekomandohet përdorimi i barnave;

– personat mbi 40 vjeç me rrezik të ulët ose mesatar.

Personat me sëmundje të mëparshme kardiovaskulare ose anomali të rënda gjenetike të lipideve janë të përjashtuar.

Si duhet të merren

Për sa i përket metodave të marrjes së fitosteroleve në dietë, Franca Marangoni, bashkëautore e studimit, shpjegon se “ushqimet funksionale ose suplementet që përmbajnë fitosterole duhet të merren në një dozë të vetme ditore në fund të një prej vakteve kryesore (drekë ose darkë). Marrja e tyre me stomakun bosh ose pas një mëngjesi jo të bollshëm, nuk rekomandohet. Gjatë trajtimit me fitosterole, duhet të rritet marrja e frutave dhe perimeve me ngjyrë, veçanërisht ato të verdha, portokalli dhe të kuqe”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X