Kohëzgjatja e Covid 19 varet nga koagulimi i gjakut

0 0

Sipas një studimi të botuar në Journal of Thrombosis and Haemostasis nga ekspertë të Universitetit RCSI të Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore në Irlandë, përqendrimet në gjak të molekulave të përfshira në proceset e koagulimit ndryshojnë me sindromën “Covid i zgjatur”.

Covid i zgjatur

“Long Covid” ose Covidi i zgjatur vlerësohet se prek miliona njerëz në të gjithë botën, me simptoma që variojnë nga lodhja, dhimbje koke deri tek konjuktiviti dhe ankthi. Paralajmërim: Covid i zgjatur mund të prekë si personat që infektohen në një formë të rëndë, ashtu edhe njerëzit që kanë vetëm simptoma të lehta. Covid-19 është një sëmundje që shpesh shoqërohet me ndryshime në koagulimin e gjakut dhe në disa pacientë mund të japë trombe pak a shumë serioze.

Rreziku i trombeve

Ekspertët ekzaminuan një grup pacientësh me sindromën “Long Covid” dhe vunë në dukje se ata kanë përqendrime të larta të molekulave në gjak që tregojnë procese jonormale të koagulimit siç janë trombët, një nga ndërlikimet e zakonshme të Covid.

Edhe pse fotografia inflamatore ishte kthyer në normale për këta pacientë pas kalimit të Covid 19, shpjegojnë ekspertët, ky nuk ishte rasti për fotografinë e koagulimit të gjakut, pavarësisht nëse këta individë kishin pasur Covid në një formë të rëndë ose vetëm të moderuar.

Shënuesit e gjakut

“Meqenëse shënuesit e koagulimit të gjakut mbetën të ngritur në subjektet me “Long Covid”, ndërsa shënuesit inflamatorë u kthyen në normalitet pas largimit të infeksionit – shpjegon Helen Fogarty, autore kryesore e studimit – rezultatet tona sugjerojnë që sistemi i koagulimit mund të jetë arsyeja e Covidit të zgjatur”.

Kur Covid-i nuk kalon

Gjatë muajve të fundit ka pasur shumë raste të njerëzve të cilët, pasi u shëruan nga Covid-19, kanë pohuar se vazhdojnë të kenë probleme shëndetësore të llojeve të ndryshme, edhe pas njëfarë kohe. Shumica e njerëzve që janë infektuar me Covid-19 janë në gjendje të shërohen plotësisht brenda dy muajve. Disa, megjithatë, vazhdojnë të paraqesin simptoma dhe manifestime klinike për më gjatë. Këto pasoja janë ndonjëherë aq të rënda saqë pengojnë personin që vuan prej tyre të kthehet në një jetë normale.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X