Ja cfare shikojne femijet e porsalindur

0 0

Gjatë 2 javëve të para pas lindjes, bebet i kanë pothuajse gjithmonë sytë e mbyllura, dhe më pas fillojnë të tregojnë interes ndaj objekteve të mëdha. Fëmija adhuron të shikojë fytyrën e nënës si edhe gjoksin, si edhe objektet me forma të rrumbullakëta të cilat i japin ndjesinë e mirëqënies. Bebet e kanë në përgjithësi më të zhvilluar shqisën e prekjes dhe nuhatjes, dhe më pas do të përmendim shijimin, dëgjimin, duke bërë që shikimi të jetë shqisa më pak e zhvilluar.
Një bebe 2-3 muajshe
Fillon të shikojë edhe objekte në një distancë që i kalon 30 cm. Ai fillon të njohë shtëpinë e tij si edhe zhurmat. Në këtë periudhë tek fëmija mund të shfaqet një formë strabizmi, i cili është normal deri në muajin e 8-9.
Një bebe 6 muajshe
Sistemi i shikimit në këtë moshë mund të krahasohet me atë të një të rrituri, por ndërtimi fiziologjik i syrit përfundon vetëm në moshën 12-vjeçare. Rreth muajit të 6-7 fëmija fillon të kuptojë se ajo që shihet mund të preket dhe merret në dorë, pra në këtë periudhë ai do të fillojë të luaj me lodrat e tij me muzikë, të cilat mund ta kishin bërë atë kurioz edhë më parë por nuk ka qënë në gjendje t’i kapë. Në këtë periudhë përpiquni ta stimuloni zhvillimin e shikimit të fëmijës duke përdorur sa më shumë lodra me ngjyra.

Lexoni dhe:Bebet arrijne te njohin me mire fytyren tuaj nese ju qendroni ne te majten e tyre 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X