Festat i duam të gjithë, por pasi jemi bërë nëna, lumturia vjen nga detaje që ndoshta nuk i kishim menduar më parë.
Ja çfarë e bën të lumtur një nënë në prag festash!
- Dhurata për fëmijën e saj. Nuk ka gjë më të bukur se sytë e fëmijës në momentin që merr në dorë dhuratën që i keni blerë.
- Letra e babagjyshit. Momenti kur fëmija juaj shkruan me shumë dashuri një letër për këtë personazh kaq të dashur do të ngjallë emocione edhe tek ju. Ndoshta do t’ju kujtojë edhe pak nga fëmijëria, do t’ju kujtojë ndoshta lodrat që ju i keni kërkuar babagjyshit nëpërmjet asaj letre.
- Në prag festash duket se ai shndërrohet në “aleatin” më të mirë të nënës. Nëse fëmija nuk respekton rregullat babagjyshi nuk vjen tek ai!
- Të qëndruarit brenda shtëpisë ndërsa keni përballë dritat zbukuruese të pemës, e ndërsa jashtë bën ftohtë apo ndoshta bie edhe borë, të gatuash biskota të ngrohta është një atmosferë që nuk ka si të mos krijojë emocione pozitive.
- Edhe nënat kanë të drejtë të marrin një dhuratë në këtë prag festash. Dicka e dhuruar, sado e vogël te jetë e lumturon një nënë.
- Jeni të gjithë bashkë. Zgjoheni një mëngjes dhe jeni duke shijuar një ditë pushimi në familje. Nuk ka gjë më të bukur për një nënë se të qëndrojë në shtëpi me fëmijën e saj në një ditë festive, të shikojë si ai luan i kënaqur me lodrën e re!
Lexo edhe:
Te kalojme festa te bukura ne Mavrove
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu