Intervistë me nënën e vogëlushes që refuzon të shkojë në kopsht: Arsyeja mendoj se është…

0 0

Përshëndetje, sa vjeç është fëmija juaj dhe prej sa kohësh e frekuenton kopshtin?

Përshëndetje, vajza ime M është pesë vjeçe dhe ky është viti e parë që e çojmë në kopsht.

Kush është përkujdesur për të më parë?

Në fakt, që prej lindjes së M, nëna ime, pra gjyshja e saj ka qenë shumë prezente në familjen tonë me kujdesin dhe ndihmën që na ka ofruar për të voglën. Edhe fakti që unë punoj nga shtëpia dhe vajza e ka pasur prezencën time aty, më pa bërë ta shtyj moshën për ta dërguar në kopsht, ndërsa çerdhen se kemi menduar kurrë si mundësi për M.

Mendoni që kjo është një ndër arsyet përse M refuzon të shkojë në kopsht, për faktin që është mësuar me ju dhe me gjyshen?

Në fakt, po. Më duhet ta pranoj, mosha që zgjodhëm për të dërguar vajzën për herë të parë në kopsht, në një ambient ku duhet të socializohet e të mësojë shumë rregulla të një komuniteti më të gjerë se ai i familjes, ishte e vonë. Pesë vjeçe është shumë, tani që e mendoj me objektivitet. Por, kur ishim në prag të marrjes së këtij vendimi, na dukej gjithmonë se kishim kohë.

Cilat janë arsyet që vajza ju thotë për të refuzuar kopshtin? A keni tentuar të gjeni nëse ka diçka serioze që nuk shkon pas kësaj? Ndoshta një përvojë e hidhur, traumatike etj?

Kur vajza fillonte e qante pa pushim dhe refuzonte në mënyrë kategorike për të shkuar të kopsht, të them të drejtën, të gjithë si familje u shqetësuam. Menduam se kishte diçka që e shqetësonte shumë. Ajo vetë nuk shprehte asgjë të kësaj natyre, ishte thjesht mungesë dëshire. Kam folur me gjithë stafin e kopshtit, me psikologë të ndryshëm, i kam bërë vajzës konsulta dhe nga fjalët e tyre u binda dhe u lehtësova se arsyeja  e refuzimit, të paktën nuk lidhet me ndonjë episod a ngjarje që mund ta ketë dëmtuar M psikologjikisht, ose në forma të tjera. Pastaj erdhi faza tjetër, e pranimit se vajza ime ndoshta është më e llastuar se ç’duhet. Siç ajo vetë e shpreh, nuk i pëlqen të rrijë me orë të zgjatura atje, nuk i pëlqen t’ja japin ushqimin kur “duan edukatoret”, nuk i pëlqen ta vënë në gjumë. Të gjitha këto, janë çështje të disiplinës, të cilat pavarësisht përkujdesit maskimal në shtëpi, mesa duket nuk ia paskemi mësuar shumë mirë vajzës. E them me bindje se duhet ta dërgonim më herët në çerdhe ose të paktën kopsht. Po të ishte mësuar që e vogël se rregullat e sipërpërmendura janë e vetmja alternativë, do t’i kishte pranuar më lehtë, por duke u mësuar ndryshe, me tolerancë, vetëm, pa fëmijë të tjerë, kornizimi brenda rregullave i shkakton mërzitje, inat, të qara.

Si reagoni ju kur vajza nuk do të shkojë në kopsht? Ka ditë që e lejoni të bëjë pushim?

Në raste shumë të rralla, por kryesisht përpiqemi t’i krijojmë një rutinë të këndshme mëngjesi, që zgjimin të mos e ketë me mendime që për të janë të trishta. Kur dalim nga shtëpia, me mua ose me nënën time, bëjmë një xhiro të gjatë, përpara se të shkojmë te kopshti. Gjatë kësaj xhiroje flasim shumë.

Cilat janë bisedat që më së shumti bëni në këtë xhiro dhe a duket se po japin efekt?

Si fillim e pyes për secilin nga shqetësimet e vajzës dhe për secilin prej tyre i jap një argument përse nuk duhet parë si shqetësim. Fjala vjen nëse më thotë se s’do të flejë, përpiqem t’i shpjegoj gjithë përfitimet e gjumit, derisa ajo bindet.

Kështu kalon çdo ditë, herë duke i dhënë shembuj të më të rriturve që ajo i simpatizon, që i ka “shoqe” dhe i them se edhe ato kanë shkuar në kopsht për t’u bërë aq të mira sa i ka qejf M tani. Kështu bindet çdo ditë, fshin lotët dhe futet në derën e kopshtit.

Deri tani, po na rezulton e suksesshme dhe çdo ditë që kalon, koha e xhiros shkurtohet. Kjo për mua është tregues se jemi në rrugë të mbarë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X