“Im bir nuk ka marrë shumë pëlqime në Instagram”, lumë kritikash për nënën

0 0

Një nënë e një djali 5 vjeçar, blogere në Instagram ka bërë një postim të të birit, i cili ka bërë xhiron e botës. Ajo shprehu shqetësimin për mungesën e popullaritetit të djalit të saj në mediat sociale.

“Do të jem plotësisht e sinqertë. Instagrami kurrë nuk e ka pëlqyer vogëlushin tim dhe kjo gjë ma ka vrarë. Fotot e tij kurrë nuk kanë marrë shumë pëlqime. Kurrë nuk kam marrë komente”, shkroi ajo, duke vazhduar të thoshte:”Nga pikëpamja statistikore, ai nuk ishte aq popullor “.

Prindërit nga e gjithë bota, përfshirë ndjekësit e saj dhe jo vetëm kanë vërshuar me një lumë komentesh negative, duke e kritikuar se fëmijët nuk janë trofe për prindërit, për të kënaqur egon dhe krenarinë e tyre me pëlqime në Instagram.

Madje, pjesë e komenteve është bërë edhe aktorja e njohur Chrissy Teigen, e cila e tmerruar ka shkruar “Oh Zot. Çfarë dreqin është kjo?”

Pas kaq shumë kritikash, nëna ka bërë një tjetër postim ku shpjegon se ajo nuk është shqetësuar për mungesën e pëlqimeve, por ka dashur të tregojë se vlera e vërtetë e jetës është përtej vlerësimit që marrim në rrjete sociale.

Lexo edhe: Prinder mos postoni foto te femijeve ne rrjete sociale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X