Unë kam qenë mësuese e kalsës së parë për gjashtë vjet, përpara se të bëhesha sepcialiste leximi për nxënësit me vështirësi në të mësuar. Pasi u bëra nënë me katër fëmijë, vendosa të jem një nënë shtëpiake dhe të mësoja fëmijët e mi së bashku me nipërit e mbesat.
Kam qenë me fëmijën tim më të vogël, 18 muajsh në atë kohë, në një grup nënash që shkonim në kishë, kur mora një telefonatë pikëlluese nga mjeku im. Fatmirësisht, rrethohesah nga një grup grash shumë mbështetëse kur mësova që kisha kancer gjiri.
Kanceri i gjirit nuk ishte pjesë e historisë sime familjare. Kështu që, në moshën 40 vjeçare, kur shkova për një mamografi rutinë, në dhjetor të vitit 2016, nuk mendova se do të dilte diçka jashtë normales.
Bëra mamografinë në një spital lokal dhe mu desh të prisja gjashtë javë për biopsinë.
Zgjedhja e spitalit
Spitali ku zgjodha të trajtohesha, nuk ishte dhe aq i panjohur për mua. Vjehrra ime ka punuar aty për 25 vjet dhe kur dilnim në fillim të njohjes me bashkëshortin, vinim shpesh për ta marrë nga puna. Kështu që doja një eksperiencë më perosnale, prandaj zgjodha këtë spital.
Diagnoza e plotë
Aty, kirurgia ime, Dr. Marcia Boraas, kaloi më shumë se një orë duke më folur dhe duke vizatuar imazhe për të më shpjeguar me të vërtetë diagnozën time të kancerit në detaje. Më thanë se kisha kancer të gjirit invaziv të Fazës 1. MRI ime në një spital tjetër u interpretua si një nyje limfatike malinje, por mjekët në spitalin ku ka punuar vjehrra, përcaktuan se ishin vetëm dy nyje limfatike të mbërthyera së bashku. Të dy ishin beninje.
Mjekja ime do të dilte në pension së shpejti, por ishte në gjendje të kryente mastektominë time të dyfishtë përpara asaj kohe. Ajo më ofroi të vizitoja edhe një kirurg për rindërtimin e gjoksit. Prisja që të ishte një ditë tjetër, apo edhe pas një jave, por ajo tha se dikush mund të më shihte për 10 minuta.
Pas takimit me kirurgun rindërtues, operacioni im ishte planifikuar për në Mars 2017. Do të bëja një mastektomi të dyfishtë me rindërtim të menjëhershëm të flapit DIEP. Ky operacion përfshinte një procedurë edhe në bark, në të cilën indet u hoqën nga pjesa e poshtme e barkut dhe u përdorën për të rindërtuar gjoksin tim. Operacioni i kombinuar ishte 12 orë me një periudhë rikuperimi 8 deri në 12 javë.
Isha mirënjohëse që kisha mjaftueshëm dhjam në bark për rindërtimin. Doja të dukesha vetja dhe implantet thjesht nuk ishin për mua. Gjatë shërimit fjeta në një mbështetëse elektrike dhe përjetova shumë pak shqetësim.
Më trajtuan si familje
Pas operacionit, u takova me Dr. Angela Jain, një onkologe, e cila e dërgoi tumorin për një test onkotip për të përcaktuar shkallën e përsëritjes së kancerit. Testi tregoi se mundësia e përsëritjes ishte shumë e ulët.
Dr. Jain tha nëse do të isha motra e saj, ajo do të më thoshte të mos bëja kimioterapi. Ajo ishte aq me këmbë në tokë dhe personale. Dr. Jain kujdesej vërtet për mua, shëndetin dhe mirëqenien time. Pasi mora këshillën e mjekëve të mi, vendosa të heq dorë nga kimioterapia.
Sistem i fortë mbështetës
Pasi mora diagnozën time, u bëra pjesë e një grupi me rruzare në famullinë e Lindjes së Zotit tonë për t’u lutur për të sëmurët. Kisha është gjithashtu vendi ku unë ndihmoj në drejtimin e faltores së Shën Gianna Beretta Molla dhe një grup mujor lutjesh të nënave. Unë i konsideroj anëtarët e kishës si një zgjerim të familjes sime. Disa familje nga kisha, si dhe shkolla e fëmijëve të mi, më dhanë mbi 50 vakte ndërsa isha duke kaluar në procesin e shërimit.
Burri im bënte gjithçka për të më çuar në vizitat mjekësore dhe për t’u kujdesur për fëmijët tanë. Ai ende do t’i çonte fëmijët në aktivitetet e tyre të ndryshme për ta mbajtur jetën e tyre sa më normale. Kam pasur mbështetjen më të mirë nga familja ime dhe familja ime e kishës.
Mutacioni gjenetik
Pas operacionit tim, bëra një test gjenetik me ndihmën e Dr. Mary B. Daly, drejtoreshë e Programit të Vlerësimit të Riskut dhe këshilltaren gjenetike Michelle Savage. Ato zbuluan se unë isha pozitive për mutacionin BRCA2, që do të thotë se fëmijët e mi kanë një shans 50 për qind për të qenë pozitiv edhe për BRCA2.
Për shkak të mutacionit tim BRCA2 dhe faktit që tumori im ishte qind për qind pozitiv ndaj receptorit të estrogjenit, mora vendimin të bëja një operacion profilaktik.
Kështu, në qershor të vitit 2017, onkologia gjinekologjike Dr. Gina Mantia-Smaldone më hoqi mitrën, qafën e mitrës, vezoret dhe gypat falopiane.
Shërimi nga mastektomia ime e dyfishtë dhe operacioni rindërtues shkuan pa probleme. Megjithatë, rikuperimi nga operacioni im profilaktik ishte më sfidues.
Unë u futa menjëherë në menopauzë, dhe dy javët e para ishin të lodhshme mendërisht dhe fizikisht. Edhe një herë isha duke fjetur në mbështetësen time elektrike.
Një lutje e dëgjuar që mori përgjigje
Pas dy javëve të para, u riktheva në njeriun normal e të gëzuar që jam gjithmonë. U riktheva në spital çdo gjashtë muaj për të bërë vizitën te onkologia ime, gjinekologia ongologe dhe kirurgu i gjirit. Më përpara, do qaja dhe për një shqetësim të vogël në stomak, ama ia dola të kalojë gjithë këto vështirësi. Dy operacione të rëndësishme, transformuese për jetën brenda tre muajsh. Më duket sikur mora përgjigje për lutjen time!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu