Humbi jetën gjatë tërmetit në Durrës, Rama flet për të fejuarën e djalit të tij

0 0

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë publikisht për të fejuarën e djalit të tij, Kristi Reçi e cila humbi jetën 26 nëntorin e muajit që lamë pas gjatë tërmetit të fortë që lëkundi vendin. Në një intervistë për “Rai 1”, Rama konfimoi faktin që 26-vjeçarja, studente e mjekësisë, ishte prej vitesh në një lidhje me djalin e tij dhe pjesë e familjes së tij.

Bruno Vespa: Zoti kryeministër, nga tragjedia e tërmetit humbi jetën edhe Kristi Reçi, e fejuara e djalit tuaj?

Edi Rama: Po, është e vërtetë, por me lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo thjeshtë e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën.

25-vjeçarja Kristi Reçi, studentja e mjekësisë, humbi jetën nga tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, së bashku me dy prindërit dhe vëllanë e saj.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X