Historia personale 1

0 0

Sot është ditëlindja e parë e djalit tim. Ai erdhi “gabimisht” pas gocës. Goca ime ishte 1 vjece kur kuptova se isha shtatëzanë. Sa e mora vesh vetëm qaja sepse nuk doja 1 femijë tjetër sepse kisha 1 që ishte shumë e vogel dhe unë jam shumë e re dhe isha me studime dhe nuk kisha ndihmë nga askush edhe pse jetoja me familjen e burrit. Unë në ato kohë po kaloja momente shumë të vështira dhe gjëndja ime psikologjike ishte shumë e keqe. Me duhet t’i bëja të gjitha vetë. Cohesha herët dhe bëja punët e shtëpise, bëhesha gati për në universitet, bëja gati ushqimin e gocës dhe rrobat e saj që t’ja lija vjerrës gati dhe nisesha. Shkolla e lartë të merr shumë kohë dhe kush ka vazhduar më kupton shumë mirë ( pushime midis orëve, orë deri mbasdite vonë etj). Kthehesha e lodhur dhe nuk gjeja 1 pjatë gjellë për të ngrënë jo nga ekonomia por vjerra ime nuk gatuante, fillonin ankesat që goca nuk ka fjetur mirë, nuk ka ngrënë etj, por unë e dija cfarë femije kisha (1 ëngjëll që rrinte me të gjithë). Duhet të bëja darkën gati sepse bashkëshorti punonte gjithë ditën, duhet edhe të mësoja dhe të përkëdhelja fëmijën tim. Gjërat vazhduan po njesoj edhe gjatë shtatëzanisë të 2. Cdo mëngjes e njëjta gjë edhe pse trupi im rëndohej sepse po rritej 1 ëngjëll brenda meje. Tani që po shkruaj më dridhen duart dhe shpirti sepse unë do bëja gabimin më të madh në jetë. Kur kuptova që isha shtatëzanë gjëja e parë që doja të bëja ishte ta hiqja. O zot i madh sa e doja atë gjë. Shkova fola me gjinekologun që ndoqa shtatëzaninë e parë dhe ai tha po ju jap kohë deri nesër. U larguam të 2 me bashkëshortin pa folur fare. Gjithë natën nuk kemi fjetur. Të nesërmen ai iku në punë dhe unë mendjen e kisha kur do shkonte ora 10 që të shkonim tek materniteti. Ai nuk më morri në tel dhe unë si e paduruar e marr dhe i them shkoi ora pse nuk po vjen? Erdhi dhe shkuam bëmë 1 eko, por aty ndaloi cdo gjë. U mpiva e gjitha, isha pa fryme kur degjoj rrahjet e bebit . Doktor ndalo i thashë. Unë nuk do ta heq këtë fëmijë sepse është djali im ( pa e ditur gjininë sepse ishte i vogel akoma). Ai qeshi bashkë me bashkëshortin dhe ju mbushën sytë me lot të dyve. E kuptova që doktori nuk donte që ta hiqja fëmijën sepse na njihte. U larguam dhe bashkëshorti më përqafoi dhe më tha faleminderit. Edhe pse unë isha shumë e dobët në shtatëzani sepse kisha kaluar një gjendje të keqe para, linda 1 djalë të shëndetshëm dhe shumë të shkathët. Ai sot është 1 vjec dhe është “gabimi” më i bukur i jetës sime. Shumëkush që do ta lexojë do thote c’thotë kjo dhe c’na duhet ne jeta e saj. Por un doja që t’i them nënave mos i heqin fëmijët e tyre edhe nëse kanë 1 fëmijë tjetër shumë të vogël, edhe nëse kanë probleme si unë që po i rrit pa ndihmën e askujt. Unë sot i them atij fëmije më fal dhe nuk e ndërroj me asgjë në botë sepse është i mrekullueshëm. Doja thjesht të hapesha diku sepse jam shumë e mbushur në shpirt dhe shumë e mallëngjyer. Ju uroj gjithë të mirat dhe t’i keni me jetë bebushat dhe të dashurit tuaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X