Të heqim çuçon! Ja çfarë thotë mjekja Paola Perrone, logopediste dhe shkrimtare e librit “Të heqim çuçon”.
Mund të shkaktojë çuçoja problem në të folurin e fëmijës?
Gjithcka fillon nga gjuha
Biberoni, çuçoja, gishti i mbajtur në gojë nuk mundësojnë një pozicionim të mirë të gjuhës, e cila është një muskul shumë i fuqishëm duke marrë parasysh dimensionet që ka. Shtyrja që mundëson biberoni nuk është fziologjike dhe për pasojë me kalimine viteve kjo gjë mund të ndikojë në të qeshurën e fëmijes si edhe në brendësinë e aparatit skeletor të fytyrës. Disa studime e lidhin përdorimin e tepët të çuços me problemet e dhëmbëve, otitin, gëlltitjen e devijuar etj.
Çuçoja nuk shkakton probleme, por…
Çuçoja nuk shkakton probleme, mjafton që përdorimi mos jetë i tejzgjatur. Ai nuk duhet të përdoret gjatë gjithë ditës, por për shembull vetëm në momentin e gjumit. Ai mund të përdoret në mënyrë të moderuar deri në moshën 2-vjeçare, dhe duhet të hiqet në mënyrë kategorike brenda vitit të 3-të të jetës.
Si ta kuptojmë kur dicka nuk shkon?
Nëse vini re se fëmija mban shpesh gojën hapur dhe ka vështirësi në të marrit frymë me hundë, ka vështirësi në të folur ose në shqiptimine fjalëve, ka vështirësi ne shqiptimin e shkronjave S dhe Z, po zhvillon një qiellzë të lartë dhe të ngushtë, shfaq dembelizëm në të përtypurit e ushqimeve të forta, sa herë gëlltitet shtyn gjuhën drejt dhëmbëve, ka kontraktim të buzëve, ka probleme me dhëmbët, duhet të flisni me mjekun për të vlerësuar ndikimin e çuços në gjendjen e fëmijës.
Lexoni dhe: Si ndikon çuçoja në daljen e dhëmbëve?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu