Hajdutët mbajnë peng prindërit, i shpëton vajza 11 vjeçare

0 0

Vjedhje në shtëpi

Disa grabitës kanë hyrë në një vilë, të armatosur me thikë, duke mbajtur peng për orë të tëra gruan dhe burrin. Vajza, e cila ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeç, arriti të marrë karabinierët për të shpëtuar prindërit. Ngjarja ka ndodhur në një provincë të Milanos.

Faktet

Vajza e vogël, vetëm njëmbëdhjetë vjeçare nuk e la veten të frikësohej nga kriminelët dhe nga klithmat e prindërve, duke treguar guxim dhe nerva të qëndrueshme, ajo menjëherë mori celularin dhe alarmoi karabinierët, të cilët nxituan për në shtëpi. Një nga hajdutët kërcënoi babanë e saj me thikë, i cili u detyrua t’i jepte paratë e ruajtura në shtëpi. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një shifër prej rreth dhjetë mijë eurosh.

Gruaja, e bindur se këta ishin punonjësit e burrit të saj (një sipërmarrës që zotëron një kompani transporti), hapi portën e jashtme të vilës pa e kontrolluar se kush ishte: kur aty mbërritën dy burra të maskuar.

Duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i atyre që e mbajtën peng, gruaja tridhjetë e gjashtë vjeçare ulëriti deri në atë pikë sa u përpoq të kërkonte ndihmë nga fqinjët, pastaj udhëzoi vajzën e saj të telefononte policinë.

Vajza veproi ashtu dhe pastaj njëri nga dy hajdutët i hoqi telefonin nga duart dhe vrapoi drejt mjetit për të shpëtuar. Por ishte shumë vonë: gruaja kishte mbyllur portën e jashtme, duke “bllokuar” të dy hajdutët në pronën e tyre. Ndërkohë mbërritën fqinjët të cilët gjithashtu ndihmuan çiftin fatkeq për t’i dhënë fund këtij makthi.

Njëri nga dy hajdutët arriti të shpëtojë dhe aktualisht është në kërkim; tjetri, njëzet vjeçari nga Milano, u arrestua dhe u dërgua në burg në Monza, ku do të duhet të përgjigjet për një grabitje të rëndë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X