Gonorrea, rrezikoni ta merrni edhe përmes puthjeve

Gonorrea është një nga infeksionet më të zakonshme seksualisht të transmetueshme.




0 0

Transmetohet nga kontakti i thjeshtë dhe prek kryesisht personat që kanë marrëdhënie të pambrojtura ose me më shumë se një partner. Përveç infektimit të organeve gjenitale, bakteri mund të ndikojë në zgavrën e gojës dhe, në raste shumë të rralla në sy. Siç tregohet nga disa studime, puthja mund të luajë një rol kryesor midis shkaqeve të ngjitjes së këtij infeksioni.

Si transmetohet?

Mënyrat në të cilat transmetohet gonorrea përfshijnë gjithashtu edhe një puthje të thjeshtë. Kjo u zbulua nga të dhënat e paraqitura nga Christopher K. Fairley, profesor në Universitetin Monash të Melbourne dhe drejtor i Qendrës së Shëndetit Seksual në Melbourne, në një konferencë të mbajtur në Vancouver. Hulumtimi ekzaminoi statusin shëndetësor të 3,600 burrave homoseksualë për një vit, duke zbuluar sesi gonorrea ishte e pranishme në përqindje të larta në persona që ishin kufizuar vetëm me puthje, dhe akoma më shumë tek ata që putheshin gjatë marrëdhënies seksuale. Këta të fundit kishin më shumë mundësi për të marrë infeksionin se sa ata që nuk shkëmbenin puthje.

Infeksioni në rritje

Këshillat e Fairley janë që të rritet ndërgjegjësimi dhe alarmi për një sëmundje që po prek gjithnjë e më humë njerëz. Nga ky infeksion në botë ka 87 milion raste të regjistruara çdo vit. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për gonorrean dhe puthjen dhe të kuptoni se si mund të transmetohet ky infeksion, në mënyrë që ta mbani atë nën kontroll. Dhe, nëse puthja është një nga shkaqet e transmetimit, do të duhet të gjenden metoda për të kufizuar efektet e saj, të tilla si këshillimi i përdorimit të solucioneve antibakteriale.

Lexo edhe: 1 milion raste të reja të infeksioneve seksuale çdo ditë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X