Gjesti fisnik i stjuardesave me fëmijën 8 ditësh

0 1

Një baba nga Kalifornia ka përdorur Twitterin këtë javë për të treguar një histori zemërgjerësie për mirësinë e të huajve në fluturimin e parë të vajzës së tij të porsalindur.

Dustin Moore dhe gruaja e tij Caren kohët e fundit birësuan një vajzë në Kolorado. Babai i ri tregoi se pas vështirësive dhe betejave me infertilitetin, ata më në fund u bënë prindër me anë të procedurave të birësimit.

Ata duhet të udhëtonin me vajzën e tyre  8 ditëshe, gjë që i shqetësoi shumë siç do të kishte shqetësuar çdo prind të ri.

Për fat të mirë për Moores, ata hasën në dy stjuardesa të mrekullueshme. Dustin thotë se kur kërkoi një vend për të ndryshuar pelenën e vajzës, filloi të bisedojë me një stjuardesë të quajtur Jenny. Ajo e pyeti pse po udhëtonin, dhe babai krenar shpjegoi për birësimin.

Pak minuta më vonë, një tjetër stjuardesë, e quajtur Bobby, u afrua për të mbërthyer fëmijën. Bobby bëri një lajmërmim në gjithë bordin për vogëlushen e birësuar dhe gjithë avioni brohoriti për të.

Vajzat organizuan një mini lojë, ku secili pasagjer do të shkruante në copa letre këshilla për çiftin e sapo bërë prindër.

Në fund ato kishin mbledhur 60 të tilla. “Gjithmonë tregojini se e doni” ishte një ndër këshillat më të bukura të tyre.

Babai i ri ndau gjithë dashamirësinë me të cilën e pritën në avion me ndjekësit duke thënë se shpesh Twitterin e përdorim për të ndarë eksperienca negative, por ja që ka edhe përjashtime dhe ky është rasti.

Lexo edhe: Bëhet virale biseda e nënës gjidhënëse me stjuardesën, ja çfarë ndodhi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X