Bëhet virale biseda e nënës gjidhënëse me stjuardesën, ja çfarë ndodhi

0 0

Në Amerikë, nënat kanë të drejtë t’i japin gji fëmijës së tyre në publik, por çfarë ndodh kur jeni në aeroplan? Kjo është çështja që një nënë e Kalifornisë, Shelby Angel, nxori në dritë pasi kishte një përvojë të keqe në një linjë holandeze.

Në një postim në Facebook që është bërë viral Shelby shpjegoi:

“Përpara se të dilnim, mu afrua një stjuardesë që mbante një batanije. Më tha “nëse dëshiron të vazhdosh të ushqesh me gji, duhet të mbulohesh”. Unë i thashë “vajzës sime nuk i pëlqen të mbulohet”. Kjo do ta mërziste pothuajse aq sa të mos ushqehej më me gji, por më tërhoqi vërejtjen se nëse dikush ankohej, do të ishte problemi im për t’u marrë me ta (askush nuk u ankua).

Linja ajrore u përgjigj: “Për të siguruar që të gjithë pasagjerët tanë të të gjitha prejardhjeve të ndihen rehat në bord, mund të kërkojmë që një nënë të mbulojë veten gjatë dhënies së gjirit, nëse udhëtarët e tjerë do të ofendohen nga kjo”.

Përdoruesit e Twitter nuk e pëlqyen këtë përgjigje dhe madje filluan të kërkojnë linja të tjera për politikat e tyre për ushqyerjen me gji.

Ky bisedë e rëndësishme në internet nënvizon se sa jetësore është që linjat ajrore të kenë politika mbështetëse dhe të stërvitin stafin për këto politika. Në mars, një nënë kanadeze mbushi titujt ndërkombëtarë pasi një përfaqësues i linjës Air Canada i tha asaj të ushqente fëmijën me gji në banjë.

Është koha që çdo linjë ajrore të pranojë se ushqyerja me gji duhet të mirëpritet dhe se të gjithë anëtarët e stafit duhet ta kuptojnë këtë.

Lexo edhe: E nxjerrin jashtë nga avioni sepse vuante nga një sëmundje e lëkurës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X