E nxjerrin jashtë nga avioni sepse vuante nga një sëmundje e lëkurës

0 0

 

Jordan Flake është nëna e një djali të vogël, e cila po flet me zë të lartë lidhur me një ngjarje që i ka ndodhur pak ditë më parë në një avion. Ajo dhe i biri u përjashtuan nga një udhëtim, pasi të gjithë u befasuan nga sëmundja e rrallë e lëkurës së vogëlushit dhe nënës.

Përvoja poshtëruese e nënës është përhapur shpejt, duke shërbyer si një mesazh për të gjithë njerëzit që të jenë më të kuptueshëm kur bëhet fjalë për atë që na bën të ndryshëm.

“Jackson dhe unë u diskriminuam shumë”, thotë ajo.

Çdo gjë dukej mirë derisa nëna dhe djali i saj hipën në avion dhe u vendosën në vendet e tyre. Ata po ktheheshin në shtëpi pasi kaluan kohë me burrin dhe babain e tyre para shpërnguljes së tij, raporton The Washington Post.

Flake bëri një bisedë të vogël me personat që u ulën rreth saj, të cilët u përfshinë në ndërveprime të mira me djalin e vogël. Por nuk kaloi shumë kohë dhe situata u bë e hidhur për ta.

Një nga punonjëset e linjës ajrore u afrua pranë nënës dhe e pyeti nëse kishte rekomandim nga mjeku që e lejonte të udhëtonte me avion.

Flake dhe djali i saj kanë Ichthyosis, që është një çrregullim gjenetik i lëkurës që lidhet me lëkurën e thatë, të shkallëzuar që mund të jetë e trashë ose shumë e hollë, sipas Mayo Clinic. Nëna u përpoq t’ia thoshte këtë anëtarëve të ekuipazhit, por ata nuk ishin të kënaqur me shpjegimin e saj. Në fund, u kërkuan të largoheshin nga fluturimi.

“Unë kurrë nuk kam qenë aq e poshtëruar në jetën time,” pranon nëna.

Punonjësja e linjës ajrore që foli me ta në aeroplan u përpoq makismalisht për t’i ndihmuar duke i vendosur ata me një fluturim tjetër, por nëna sërish u përjashtua.

Që kur historia u bë virale, linja ajrore i kërkoi falje Flakes për mënyrën se si u trajtua situata.

“Ne sinqerisht i kërkojmë falje znj. Flake dhe djalit të saj për përvojën që kishin të enjten dhe ekipi ynë ka filluar një hetim mbi këtë çështje”, tha në një deklaratë të agjencisë ajrore në The Washington Post.

Ndërsa dëmi është bërë tashmë, shpresojmë se të tjerët do të marrin një mësim për të kuptuar dallimet e të tjerëve.

Lexo edhe: Ne kopsht e quajne “jashteqitje”, diskriminimi i vajzes me ngjyre






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X