Gjesti fisnik i stjuardesave me fëmijën 8 ditësh

0 1

Një baba nga Kalifornia ka përdorur Twitterin këtë javë për të treguar një histori zemërgjerësie për mirësinë e të huajve në fluturimin e parë të vajzës së tij të porsalindur.

Dustin Moore dhe gruaja e tij Caren kohët e fundit birësuan një vajzë në Kolorado. Babai i ri tregoi se pas vështirësive dhe betejave me infertilitetin, ata më në fund u bënë prindër me anë të procedurave të birësimit.

Ata duhet të udhëtonin me vajzën e tyre  8 ditëshe, gjë që i shqetësoi shumë siç do të kishte shqetësuar çdo prind të ri.

Për fat të mirë për Moores, ata hasën në dy stjuardesa të mrekullueshme. Dustin thotë se kur kërkoi një vend për të ndryshuar pelenën e vajzës, filloi të bisedojë me një stjuardesë të quajtur Jenny. Ajo e pyeti pse po udhëtonin, dhe babai krenar shpjegoi për birësimin.

Pak minuta më vonë, një tjetër stjuardesë, e quajtur Bobby, u afrua për të mbërthyer fëmijën. Bobby bëri një lajmërmim në gjithë bordin për vogëlushen e birësuar dhe gjithë avioni brohoriti për të.

Vajzat organizuan një mini lojë, ku secili pasagjer do të shkruante në copa letre këshilla për çiftin e sapo bërë prindër.

Në fund ato kishin mbledhur 60 të tilla. “Gjithmonë tregojini se e doni” ishte një ndër këshillat më të bukura të tyre.

Babai i ri ndau gjithë dashamirësinë me të cilën e pritën në avion me ndjekësit duke thënë se shpesh Twitterin e përdorim për të ndarë eksperienca negative, por ja që ka edhe përjashtime dhe ky është rasti.

Lexo edhe: Bëhet virale biseda e nënës gjidhënëse me stjuardesën, ja çfarë ndodhi



  1. Stjuardesa dhe e porsalindura – Pergrate

    […] Gjesti fisnik i stjuardesave me fëmijën 8 ditëshhttps://www.pernenat.al/gjesti-fisnik-i-stjuardesave-me-femijen-8-ditesh/ […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si po i kaloni ditët...

Ndoshta këto janë ditët që kemi qëndruar më së shumti në shtëpi me familjarët tanë, në një betejë jo të lehtë kundër përhapjes së Covid-19. Përveç frikës nga e panjohura...

Kurrë nuk do të paguhem...

Unë e urrej faktin që nuk jam në gjendje të kontribuoj. Gjithmonë flitet shumë për hendekun gjinor të pagave. Por ka një lloj tjetër boshllëku rreth çështjes së pagave në...

Pak dashuri për nënat beqare

Sa herë kalojnë disa muaj, një valë rraskapitjeje më kaplon. Ndjehem sikur energjia ime është varfëruar, sikur mezi po ia dal me vajzën time 2-vjeçare. Durimi im është shumë i...

“Këta zihen përditë për mua”,...

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu  një blogere mjaft e ndjekur në rrjetet sociale publikon shpesh foto nga jeta e saj private dhe sidomos momentet që kalon me të birin. Në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X